16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

LDK-ja ia bën “bllok” PDK-së

Intervistë me nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin

“Kosova Sot”: Nga rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit, del se për herë të parë LDK-ja është e treta në zgjedhje. Çka ndodhi me ju kështu, edhe pse ishit në koalicion me AKR-në dhe Alternativën?

Lutfi Haziri: Në fakt është koalicioni i tretë. LDK-ja si parti asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk mund të trajtohet si parti e tretë. Me numrin e deputetëve që pritet të konfirmohen, mbetet parti e dytë nëse shkapet nga koalicionet që janë realizuar. Këtë proces të jashtëzakonshëm zgjedhor, PDK e organizoi brenda natës me koalicione të fshehta me opozitën, e në veçanti me Listën Serbe.

“Kosova Sot”: Futja e Pacollit trembi PDK-në që bëri koalicion me AAKnë, por AKR-ja nuk duket se ju solli ndonjë rezultat bashkë me partinë e Mimoza Kusarit dhe Ilir Dedës?

Lutfi Haziri: Koalicioni i LDK-së me partitë parlamentare ka qenë i vlerë- suar, ne kemi qenë të vetëdijshëm dhe na ka bashku qëllimi ynë që ta çojmë Kosovën përpara. Në fakt, ne e kemi rrëzuar të nominuarin e PDK-së brenda tri orëve, i cili ka treguar panik dhe pasiguri karshi të nominuarit tonë, Avdullah Hoti, si bartës i listës së LDK-së. Tashmë rezultati është zbardhur, ne do t’i shohim se ku janë zbrazëtirat, cilat janë të arriturat tona, ku ka qenë pakënaqësia dhe mërzia e votuesve të LDK-së që nuk është kapitalizuar me rezultat pozitiv.

Shteti shkapet nga koka

“Kosova Sot”: A mendoni se votuesi ju ka ndëshkuar për shkak se në vitin 2014 ju u zotuat se do ta rrë- zoni PDK-në nga pushteti, por pas dështimit të bllokut VLAN, në fakt ju hytë në qeveri duke ia zgjatur jetën politike Thaçit dhe Veselit?

Lutfi Haziri: Në vitin 2014 e kemi rrëzuar liderin e PDK-së nga pozita e kryeministrit dhe ky ka qenë qëllimi kryesor që është arritur. Ky rrëzim i liderit të asaj partie, në kuadër të marrëveshjes politike, ka bërë që LDK-ja ta arrijë qëllimin e saj politik pas disa viteve. Nëse janë dashur shtatë vite për ta rrëzuar liderin e PDK-së, vetëm për tri orë kemi arritur ta rrëzojmë kryetarin e dytë të saj për nominim. Ky është qëllim politik. Shteti shkapet nga koka e jo nga bishti. Krejt këtë angazhim politik për dy vite e gjysmë, ne e kemi dëshmuar që kryeministri i dytë në histori i LDK-së ka arritur t’i shtyjë objektivat përpara. U ndal padrejtësisht, u rrëzua në emër të Parlamentit padrejtësisht, por koalicionet e natës dhe marrëveshjet e fshehta me opozitën e djeshme dhe me Listën Serbe, bënë që LDK-ja të ndalet dhunshëm. Ne do të vazhdojmë të ecim përpara, do të vazhdojmë të mbërrijmë qëllimet tona, pavarë- sisht ambientit politik dhe rezultatit që e kemi sot në tavolinë. LDK-ja mbetet faktor determinues dhe është i vetmi faktor që krijon stabilitet. Ne, kësaj here do t’i kthehemi LDK-së dhe do të punojmë për interesin e zhvillimit dhe ruajtjes së LDK-së si parti nacionale dhe e Shpresës e Besës.

“Kosova Sot”: A duhet të mbajë dikush përgjegjësi politike në partinë tuaj për këtë debakël zgjedhor?

Lutfi Haziri: Përgjegjësia politike është sipas strukturës dhe sipas angazhimit. Ne e kemi pasur një listë prej 110 kandidatëve, një bartës së listës i cili ka pasur konsensus prej lidershipit të LDK-së dhe natyrisht duke e vlerësuar që është votë politike, ne e kemi marrë vlerësimin e qytetarëve. Kaq është peshuar kjo listë nën emblemën e LDK-së. Ne duhet t’i shohim raportet dhe rrethanat e tjera se si dhe pse nuk kemi arritur ta kapitalizojmë rezultatin në nivel nacional me partnerët e koalicionit, sepse po shihet që nëse janë 25 deputetë të LDK-së pesë të tjerët i kanë marrë votat e LDK-së dhe nuk ka votë të jashtme. Ne kemi shumë pak vota që kanë ardhur në LDK. Si pasojë e këtij procesi, duhet të ketë vlerësim të drejtë. Unë i falënderoj partnerët e koalicionit për angazhim gjatë fushatës, por është koha që bashkërisht e të vendosur, ashtu siç e kanë pasur sloganin në këto zgjedhje, t’i gjejmë problemet ku kanë qenë dhe t’i eliminojmë për herën tjetër.

Më Shumë

Del në ankand xhaketa ikonike e Michael Jacskonit te “Thriller”

Një prej xhaketave origjinale të Michael Jacksonit që i ka veshur në videoklipin e këngës “Thriller” ka dalë në ankand online. Xhaketa kuq e zi...

Vdes në vendin e punës mërgimtari nga Malisheva

Nazmi Morina nga Lubizhda e Malishevës, ndërroi jetë një ditë më parë në vendin e tij të punës në Itali. Lajmi u bë i ditur...

Lajmet e Fundit