7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

LDK në Rahovec kritikon ashpër Behar Ramën

Arsim-KastratiEdhe pse janë parti në koalicion me PDK’në, këshilltarët e LDK’së janë treguar edhe më të ashpër se sa ata të partive opozitare sa i përket parregullsive në Drejtorinë e Arsimit.

Këshilltari Arsim Kastrati në seancën e djeshme të Kuvendit ka thënë se nuk e mbështet raportin gjashtë mujor të DKA’së, ngaqë shumë shkelje që kanë ndodh gjatë kësaj kohe në DKA nuk janë paraqitur në raport. Ia i ka përmendur të gjitha shkeljet radhazi që ka bërë DKA.

Në fjalimin e tij me mbi pesë minuta të gjatë, derisa kryesuesi ia ka ndalur fjalën për shkak të tejkalimit të kohës, ai ka akuzuar Drejtorin e Arsimit, Behar Rama për morinë e shkeljeve, duke thënë se deri më tani arsimi në Kosovë ka qenë i politizuar, ndërkaq me ardhjen e Behar Ramës në krye të Drejtorisë, Arsimi në Rahovec është familjarizuar po ashtu.

Kastrati ia ka përmendur emrat e familjarëve që ka punësuar Rama, duke bërë kështu keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe ka theksuar faktin që intervistat e DKA’së kanë qenë vetëm formalitet. Kastrati më tutje ka akuzuar Drejtorin për tejkalim të kompetencave ligjore, pasi që ua shpallur vendet e lira të punës disa profesorëve në kundërshtim me udhëzimin administrativ.

Në anën tjetër, pas pyetjeve të këshilltarit, në përgjigjen e tij, drejtori Rama ka pranuar se ka bërë disa shkelje, mirëpo ka thënë se jo të gjitha shkeljet qëndrojnë. Rama ka thënë se nëse vërtetohen të gjitha shkeljet e pretenduara ai do jetë në gjendje të jap edhe dorëheqje.

Në seancë për herë të para ka qenë i pranishëm edhe kryetari i komunës, Idriz Vehapi, i cili përkitazi me çështjen ka thënë se drejtorët janë përgjegjës për punën e tyre, dhe se ai nuk e ka ndërmend të mbroj asnjë drejtor, nëse ata bëjnë shkelje./RahovecPress/

Më Shumë

Reja, afër të emërohet trajner i skuadrës në Seria A

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja raportohet se mund të marrë drejtimin e skuadrës së Udineses deri në përfundim të këtij sezoni. Mediet...

Moti sot: Shi dhe reshje bore

Në Kosovë parashihet që sot të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në viset...

Lajmet e Fundit