11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Lezi me dy banorë, Kushtendili pa frymë njeriu

Lezi dhe Kushtendili janë dy prej fshatrave më të thella të Prizrenit, por atje tash pothuajse nuk ka mbetur frymë njeriu. Madje, këto dy fshatra më nuk figurojnë as në hartën e Komunës, kur janë në pyetje investimet. Lezin e Vërrnit që nga paslufta sa herë ta vizitosh vështirë do ta kesh të shohësh ndonjë risi, sepse atje jeta vendnumëron.

Image

 

Fshati që u harrua nga Komuna

Fshati ka gati të asfaltuar rrugën, por jo deri në brendi të Lezit. Lidhur me mosshtrimin e disa qindra metrave asfalt, Isa Berisha, ish-banor i këtij fshati, reagon ashpër ndaj autoriteteve komunale që tashmë e kanë harruar këtë fshat. Dikur e njihnin njerëzit për shkak të burrave trima të fjalës dhe për shkak të Tyrbes së atjeshme, në të cilën kanë besuar shumë kosovarë. Larg nga Prizreni 23 kilometra, që dikur ishte vështirë të shkohej në rrugë gjarpërore, e tani deri në afërsi të pesë kilometrave të këtij fshati është asfaltuar rruga. Thellë në fshatin Lez tani e 10 vjet mbijetojnë vetëm dy banorë dhe pak bagëti. Dy bashkëshortët, Bahtjar e Gjylnaze Berisha qajnë hallin e tyre dhe kujtojnë dikur zhurmat e shumë fëmijëve dhe shumë banorëve që kishte Lezi i tyre që shumë e duan dhe përkushtimisht janë të lidhur me këtë fshat, edhe pse nuk kanë pasardhës të tyre.

Tyrbja e Lezit dikur vizitohej shumë

Zonja e shtëpisë, Gjylnaze Berisha, pohon se me ato frymë bagëti që kanë mundohen të jetojnë mes këtyre maleve. “Tash verës këtu jetohet mirë, sepse ka shumë burime të ujit, por këtu dimri është kiamet”, shprehet Berisha. Lezi dikur ishte fshati i shumë banorëve dhe numrit të atyre banorëve të thuash çdo ditë u shtohej numri edhe nga vizitorë të shumtë që vizitonin Tyrben e Lezit, por tani e 18 vjet janë vetëm ata dy banorë. Derisa fshati në afërsi të Lezit, Kushtendili është boshatisur i tëri dhe ka mbetur pa asnjë banor me shumë shtëpi që nuk shfrytëzohen as gjatë verës. Në këto dy fshatra dikur dasmat bëheshin me nga një javë të gjata edhe vdekjet e kishin rendin, tani ikën të thuash të gjithë në Prizren dhe qytete të tjera. Atje kanë mbetur vetëm shtëpitë e thata në Kushnin, siç e quan Kushetendilin, Burim Shala, nga ky fshat. “Ka shtëpi që janë ndërtuar pas lufte, por ikën njerëzit prej atje. Toka nuk është tokë bukanike, por është tokë e mirë për të pasur bagëti”, shpjegon Shala. “Ky fshat ka kushte të mira për blegtori, andaj po na e bënë me sy. Shi për këtë, janë disa të rinj nga ky fshat në Itali, që po e planifikojnë rikthimin atje. Nëse merret ndonjë qëndrim që atje të jetohet, unë do të mendoj vetë të jem atje me ndonjë fermë”, tha ai.

Kushte të mira për zhvillimin e bletarisë dhe blegtorisë

Kurse, Dëshirë Berisha, nga ku fshat, tregon se tani e dy vite atje lezjanët i falin Bajramet dhe e frymojnë këtë fshat. “Unë s’di ende që dikush ka shprehur dëshirën që do të rikthehet atje. Por, e di saktë se të rinjtë lezjanë nuk do ta harrojnë këtë fshat”, shprehet Berisha për “Kosova Sot” . Ai thotë se fshati Lez ka kushte të mira për zhvillimin e bletarisë dhe blegtorisë, është njëri ndër fshatrat që ka shumë kroje dhe që nuk shterojnë kurrë. Lezi dikur ka qenë fshat i lavdisë, fshat ku dimrit luheshin lojëra të shumta, si ajo e kapuçave deri në mëngjes. Kurse verës ishte fshat i dasmave. Tani s’ka lojëra, s’ka as dasma, kanë lapidar përkujtimi, Tyrben e njohur anekënd Kosovës dhe vetminë aktuale. Lezi dikur ishte një fshat i dalluar për Tyrben e Lezit, ku nga të gjithë Kosova vinin për të fjetur një natë dhe luteshin për plleshmëri të nuseve të tyre.

Lezi para luftë kishte 40 familje që jetonin. Atje kishte lindur komandant Xhevat Berisha, e komandant Salajdin Berisha dhe pesë dëshmorë të tjerë të kombit. Disa nga banorët e Lezit e edhe të Kushtendilit, duke parë se ajri i pastër i kësaj ane dhe krojet e pashterura dhe uji shumë i mirë, do të sjellin të rinjtë kurbetçinj që të mendojnë për atë fshat. Tash këtë verë u tha se janë mbledhur një numër të rinjsh me punë të përkohshme jashtë dhe janë duke menduar një projekt të kthimit atje, në mos për asgjë tjetër për shtëpi pushimi, Por, kishte edhe të atillë që për shëmbëlltyrën e Xhevatit e Salajdinit e të tjerëve mendojnë të jetojnë atje për frymën atdhetare të atyre që kishin rënë për Kosovën.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Akil Gjakova lë pas problemet jashtë sportit, përfaqëson Kosovën në Evropianin e xhudos

Xhudisti Akil Gjakova do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian për Senior që do të zhvillohet në Zagreb të Kroacisë nga 25-27 prill. Ky muaj...

Prezantohet studimi i fizibilitetit për ndërtimin e teleferikut në Kalanë e Prizrenit

Në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit, të nënshkruar mes Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe PPSE-Swisscontact, sot, në...

Lajmet e Fundit