11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Ligji për Qeverinë duhet të bëhet sa më shpejt

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Enver Hoti, ka thënë se është e nevojshme të bëhet sa më shpejt Ligji për Qeverinë, në mënyrë që të mos ketë shpenzime enorme, qoftë edhe në aspektin e numrit të madh të zëvendësministrave.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Hoti ka folur edhe për qeverisjen në vend.

Ai ka thënë se kjo Qeveri ka pasur një sërë aktivitetesh që kanë ndikuar në zhvillimin ekonomik, në mirëqenien sociale dhe në atë shëndetësore.

Hoti ka theksuar se përpjekjet që janë ndërmarrë në këtë Qeveri kanë sjellë zhvillime pozitive në vend.

Ai ka lavdëruar punën e tre ministrave të Nismës Socialdemokrate që janë pjesë e Qeverisë Haradinaj.

Deputeti Hoti ka bërë thirrje për një qasje më të kujdesshme për ndërmarrjet publike, duke pohuar se në këtë gjendje nuk bën të shkojnë në procesin e privatizimit dhe as të kolapsit.

Më Shumë

Lajmet e Fundit