16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Limaj në Malishevë, bënë thirrje për protestë masovike

Kryetari partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më masovike në protestën kundër kapjes së shtetit, për një protestë paqësore dhe dinjitoze, e cila do të jetë në të mirë të qytetarëve të Kosovës që do të mbahet më 18 prill në Prishtinë.

Këto deklarata ai i ka bërë gjatë një takimi me të gjitha strukturat e degës së Nisma-s në Malishevë me rastin e shënimit të një vjetorit të themelimit të këtij subjekti politik.

“Partitë opozitare me 18 prill do të mbajnë një protestë paqësore, ku natyrisht Nisma nuk proteston kundër individëve, por thirret kundër fenomeneve negative dhe kapjes së shtetit. Të gjithë duhet të protestojnë kundër atyre që e kanë kapur shtetin, pra dhe ky është vizioni ynë, të protestojmë kundër fenomeneve negative që po bllokojnë dhe stopojnë vendin. Prandaj motoja e kësaj proteste është ‘ç’kapja e shtetit’, dhe kjo nuk njeh parti, sepse është në interes të të gjithë neve”, tha Limaj.

Ndërsa, Kryetari degës së Nisma-s në Malishevë, Ragip Begaj, tha se Nisma në Malishevë është duke u mobilizuar mirë për të marr pjesë në protestën paqësore që do të mbahet më 18 Prill në Prishtinë.

Të rikujtojmë se tre liderët e partive më të mëdha opozitare në vend të mërkurën kanë mbajtur një takim ku kanë diskutuar lidhur me protestën kundër ‘kapjes së shtetit’, që është paralajmëruar për datën 18 prill në ora 14:00 ndërsa nisja është thënë se do të bëhet nga sheshi “Zahir Pajaziti”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Moti për sot me diell, vranësira dhe reshje shiu

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu gjatë ditës. Në orët...

Gjini lirohet nga detyra e ushtruesit të detyrës së shefit të repartit të Gjinekologjisë në Prizren

Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa”, në Prizren, ka liruar gjinekologun Sebajdin Gjini nga pozita e ushtruesit të detyrës së shefit të repartit të...

Lajmet e Fundit