9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Limaj në Malishevë: Kosova po ballafaqohet me një qeverisje të pamoralshme

NISMA për Kosovën, dega në Malishevë sot ka mbajtur bashkëbisedim me strukturat dhe qytetarët e Malishevës. Në këtë debat është folur rreth fushave të ndryshme që janë në interes për qytetarët, për problemet aktuale dhe sfidat e ardhshme të vendit.

Të pranishëm ishin edhe udhëheqësit e NISMA-s, kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, dhe anëtarë tjerë të kryesisë së NISMA-s për Kosovën.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s, Jakup Krasniqi, tha se politika e NISMA-s për Kosovën, nuk premton atë që nuk e realizon dot dhe e bën realitet çdo gjë që ua premton qytetarëve të vet.

“Fitorja politike e NISMA-s, ia ka ve vetes – ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe shtetin e drejtësisë sociale. Ne ju qasemi çështjeve pa asnjë paragjykim ideologjik, por duke ju referuar me besnikëri vlerave e parimeve tona politike e kombëtare”, tha Krasniqi.

Krasniqi po ashtu tha se ka ardhur koha që problemet e njerëzve të tjerë t’i shohim si të ishin problemet tona, që t’i zgjidhim njësoj si të ishin tonat.

“Ne jemi të bindur se u ka ikur koha fjalëve të mëdha e veprave mjerane, u ka ikur koha partive të mbyllura hermetikisht ndaj shoqërisë së re të Kosovës”, tha në fund Krasniqi gjatë takimit në Malishevë.

Kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, gjatë këtij tubimi me strukturat e NSMA-s në Malishevë, tha se po bëhen një vit e gjysmë që jemi me NISMA-n, do të vazhdojmë të jemi së bashku sepse Kosova ka pasur dhe ka nevojë për një alternativë të re politike çfarë jemi ne.

“Treguam se sa ishte i rëndësishëm aktiviteti politik i NISMA-s, për këtë kohë dihen qëndrimet tona politike, NISMA futi një frymë tjetër në politikën kosovare, frymën e bashkëpunimit, ku ne treguam se neve na bashkojnë temat që janë në interes të vendit, sikurse neve nuk mund të na ndal askush zërin kurdo që është në pyetje interesi i vendit”.

“Të nderuar të pranishëm, të gjithë jemi dëshmitar të gjendjes ku gjindet Kosova, jemi në një gjendje të vështirë, vendi po ballafaqohet me një krizë në shumë fusha, ekonomi, shëndetësi, mungesë e vendeve të punës, që na kanë sjell në një situatë pa shpresë”.

“Ne jemi duke u ballafaquar me një qeverisje të pamoralshme, ku më së keqi këtu ndihen të zhgënjyerit, ata që u mashtruan, ata që u besuan atyre premtimeve, dhe ne sot duhet të komunikojmë më njerëz, të ua kujtojmë ato premtime, që edhe ata ta mendojnë se pse vazhdojne të besojnë në premtime të rreme, ne duhet të ju themi që të bashkohemi rreth NISMA-s për Kosovën për ta ndryshuar këtë gjendje në vend”, tha Limaj.

Ndërsa, sa i takon çështjes për krijimin e Gjykatës Speciale, kryetari Limaj tha se Qeveria fillimisht duhet ta pranoj vendimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Në rast se qeveria e Kosovës përkundër vullnetit të shprehur të Kuvendit të Kosovës do të insistojë në që me çdo kusht ta sjell sërish në Kuvend duhet të jetë e vetëdijshme se përmes kësaj vendit do t’i shkaktohen dëme të pariparushme. Përmes kësaj qeveria ndan shoqërinë në dysh duke e polarizuar panevojë.

Po ashtu, Limaj tha se ne si NISMË e kemi thënë që në fillim, se ne nuk jemi kundër formimit të një Gjykate për hetimin e krimeve të luftës, por jemi për një Gjykatë që do të ishte gjithëpërfshirëse e cila do të procedonte të gjitha krimet e kryera gjatë luftës në Kosove, pa asnjë dallim, për një Gjykate që nuk prek sovranitetin dhe nuk cenon rendin kushtetues.

Limaj në fund fare ka bërë thirrje po ashtu edhe qytetarëve të Malishevës për tu bashkuar sa më shumë me NISMA-n, në mënyrë që Malisheva të vazhdoj me qeverisje parimore, ashtu siç e kanë dhe meritojnë bashkëvendësit tanë.

Kryetari i NISMA-s për Kosovën në Malishevë, njëherësh kryetar i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, tha se shpresojmë se ky takim me strukturat dhe qytetarët e qytetit tonë, do të shndërrohet në traditë të platformes poltike të NISMA-s edhe me qytetarët e qyteteve tjera të Kosovës.

Begaj tha se qeverisja komunale e Malishevës, e udhëhequr nga NISMA për Kosovën, është duke punuar maksimalisht për tua bërë jetën më të mirë qytetarëve tanë.

Debati me strukturat e NISMA-s, i organizuar nga NISMA për Kosovën, dega në Malishevë u përshëndet me nga një fjalë rasti edhe nga përfaqësuesit e NISMA-s së Gruas dhe NISMA-s së Rinisë në Malishevë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot i jepet lamtumira e fundit “Mjeshtrit të Madh” Jorgo Papingji, Begaj: Tekstet e tij i rezistuan të gjitha kohërave

Sot i jepet lamtumira e fundit “Mjeshtrit të Madh”, Jorgo Papingji. Në orën 11:00 do të zhvillohen homazhet, në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar. Më...

Robin Krasniqi rikthehet në ring me 4 maj

Boksieri Robin Krasniqi ka bërë të ditur se lufta e tij e ardhshme do të jetë me 4 maj 2024. Ai ka thënë se kundërshtari...

Lajmet e Fundit