18.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Limaj në Prizren: Qytetarët çdo ditë e më shumë po i kthejnë sytë nga Nisma

Nisma Socialdemokrate dega në Prizren ka mbajtur Kuvendin e saj të Punës. Në këtë Kuvend Punë në të cilën morën pjesë mbi 300 delegatë është zgjedhur Këshilli Drejtues i Nismës në këtë qytet.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ky i fundit tha se pret që nga ky Kuvend Nisma do të dalë edhe më e fuqishme në Prizren. Limaj ka falënderuar aktivistët për angazhimin e tyre gjatë gjithë kësaj kohe. Ai ka thënë se me Nismën në qeverisjen lokale, Prizreni do të ndryshojë.

“Sot dega e Nismës në Prizren ardhë në Kuvendin e Punës pas një angazhimi të strukturave nëpër të gjitha nëndegët. Ju falënderoj të gjithë aktivistëve që keni bërë një punë të jashtëzakonshme për këta muaj në teren, punë kjo e cila ka pas për qëllim forcimin dhe konsolidimin e degës së Nismës Prizren. Si rezultat i punës tuaj jemi këtu dhe me kënaqësi konstatojmë se është bërë një punë e madhe për të pasur një Kuvend sa më të mirë. Urime kryesisë se re të Gruas dhe Rinisë. Këshilli që del nga ky Kuvend shpresoj të fuqizohet dhe të jetë gati për sfidat e reja”, ka thënë Limaj të dielën në Prizren.

Më tutje, Limaj ka folur edhe për politikat e Nismës në nivel qendror.

“Ne do të vazhdojmë politiken tonë të urtë e të mençur. Politikën e projekteve dhe nuk do t’i shpenzojmë energjitë në përplasje e të cilat nuk janë në shërbim të qytetarëve. Vendi s’ka kohë të merret me politika që prodhojnë energji negative të cilat ndajnë njerëzit dhe nuk prodhojnë rezultate. Do të vazhdojmë të jemi konsekuent në qëndrimet dhe zotimet tona duke vazhduar e mbajtur fjalën dhe jo politikave populiste e mashtruese të cilat janë të mira më i dëgju. Ne duam të dallojmë punëtorin dhe jo punëtorin. Ne do të kthehemi në një urë të bashkëpunimit për të gjithë ata që duna të bëjnë punë të mirë për vendin. Ne do të bashkëpunojmë më të gjitha forcat politike në Kosovë që duan të shtyjnë fuqishëm politikat e mira përpara”, ka shtuar Limaj.

Nisma Socialdemokrate, sipas Limaj është faktor kyç në politikbërjen e vendit.

Qytetarët, ai thotë se po i kthejnë sytë çdo ditë e më shumë nga ky vizion politik sepse, siç thotë Limaj ky vizion politik është real dhe i sigurt për të ecur drejt objektivave që i ka vendi.

Krejt në fund, zëvendëskryeministri ka thënë se muajin tjetër Kosova do ta merr rekomandimin për liberalizimin e vizave dhe se qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm në zonën shengen në fund të këtij viti.

E, kryetari i degës së Nismës në Prizren, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha ka thënë se Nisma në Prizren është e gatshme të përballet edhe me sfidat që i kanë qytetarët e Kosovës.

“Nisma Socialdemokrate po i jep kuptim qeverisjes qendrore dhe asaj lokale dhe gjithnjë e me tepër po fuqizohet në nivel vendi e veçanërisht në Prizren. Qytetarët kanë nevoje për konceptin e Nismës. Me këtë Kuvend po i hapin dritaren e perspektives qytetarëve në Prizren”, ka thënë Berisha.

Të pranishmeve iu është drejtuar edhe deputetja Albuelena Balaj, e cila tha se Nisma po zgjerohet çdo ditë e më shumë. Nisma, sipas saj, po jep shembull se si qeveriset si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal.

Ndërsa, raportin e Punës e ka lexuar Sekretari i Degës, Afrim Bekteshi.

Më Shumë

“Gratë e Trojës” udhëtojnë në Prizren për të treguar fatin e tyre përmes thirrjeve për paqe

“Gratë e Trojës”, më 15 prill, 2024, do të prezantojnë para publikut një udhëtim të tragjedisë njerëzore, nga Troja në ditët e sotme, dhe...

Fisichella: Schumacher është Maradona i F1

Ish-piloti i F1, Giancarlo Fisichella ka folur për Michael Schumacher, duke bërë një krahasim me një tjetër të madh dhe kampion, por të futbollit,...

Lajmet e Fundit