7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Limaj në Zhur: Me fitoren e Zafir Berishës fiton Prizreni

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se Prizreni e ka një mundësi të jashtëzakonshme për t’i dhënë mundësi ndryshimit. Ndryshimi, sipas tij, është vota për Zafir Berishën.

“Ne besojmë fort se ofrimi dhe bashkimi i ndërtimit të urave të bashkëpunimit duke ofruar mundësi njerëzve për me ndryshu jetën e tyre. Përderisa një grup shan dhe rrënon, në anën tjetër është një grup bën premtime mashtruese. Ndërsa, ne do të jemi zëri i njerëzve të varfër. Janë qindra familje të cilët janë në gjendje të keqe. Kemi ndërmarrës, bujq e punëtor të cilët nuk e kanë mbështetjen e shtetit. Ne nuk duam votë me premtime mashtruese. Ne duam votë për projekte. Nuk duam votë, e cila sjellë përçarje mes shqiptarëve”, ka thënë Limaj në një tubim me banorët e Zhurit.

Limaj ka thënë se kundërkandidatët e Berishës nuk kanë bërë asgjë për Prizrenin. Ai ka thënë se sot patriotizëm është më i ndihmu njerëzit, kur të rinjve u hap vende të reja pune.

Tutje, Limaj ka thënë se me fitoren e Berishës, fiton Prizreni dhe qytetarët e tij.

E, kandidati për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha ka ftuar qytetarët e Zhurit që ta përkrahin Nismën në zgjedhjet e 22 tetorit. Ai ka thënë se është shumë më rëndësi që të shkoj në opozita qeverisja aktuale në këtë komunë.

“Asnjëherë nuk do të ndalem nga rruga e drejtë për të punuar për qytetarët e Prizrenit. Mbështetni projektin socialdemokrat të Nismës sepse ne do të jem zëri i juaj dhe do t’i mbrojmë denjësisht interesat e qytetarëve”, ka thënë Berisha.

Prezentë në këtë tubim ishte edhe anëtarja e kryesisë se Nismës, Valdete Bajrami. Kjo e fundit tha se është koha ta mbështetni Nismën dhe Zafir Berishën për kryetar të Prizrenit. Ajo ka thënë se koha e Nismës po vjen, duke shtuar se Prizrenit i duhet një kryetar si Zafir Berisha.

Më Shumë

52 vite më parë Bekim Fehmiu vizitoi për herë të parë Shqipërinë

Më 21 prill 1972 aktori kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu vizitonte për herë të parë Shqipërinë. Fehmiu lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936...

Vdes një grua në Rahovec, u rrëzua nga një lartësi 1.5 metra

Një grua nga Rahoveci është dërguar pa shenja jete dje në emergjencë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërkohë sipas familjarëve viktima është...

Lajmet e Fundit