14.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Limaj: S’besojmë te regjimi kriminal të Gruevskit

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, do që urgjentisht të bëhet publik raporti i ekspertëve kosovarë të mjekësisë ligjore për autopsinë e të rënëve në Kumanovë, në luftimet e para dy javëve atje.

Ai ka thënë se nuk i beson ekspertizës së regjimit të Gruevskit, të cilin e ka quajtur kriminal.

“Duke shprehur gjithë mirënjohjen për ekipin e ekspertëve tanë mjekoligjor, të cilët shumë shpejt ju përgjigjën dhe mbaruan autopsinë e djemve të vrarë në Kumanovë, kërkojmë që menjëherë të bëhet publik raporti i ekspertëve tanë për t’u njohur me të vërtetën, pasi që shumë shkrime e fjalë janë thënë këto ditë për rrethanat e vrasjeve të djemve tanë”, ka shkruar Limaj, në profilin e tij në Facebook.

“Ne nuk besojmë në asnjë hetim apo ekspertizë që vjen nga regjimi kriminal i Gruevskit, prandaj kërkojmë që menjëherë të bëhen publike raportet e ekspertëve tanë dhe kështu opinioni sa më parë të dijë se për aq sa mund të dihet nga ky raport një pjesë e së vërtetës se si janë vrarë dhe në çfarë gjendje kanë qenë kufomat e të vrarëve, kjo tani është urgjente”, thuhet më tej në reagimin e tij.

Më Shumë

Përkujtohet dëshmori Ismajl Kryeziu

Të enjten është përkujtuar në 25 vjetorin e rënies heroike, dëshmori Ismajl Kryeziu. Në 25 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Ismajl Kryeziu, është përkujtuar...

Promovohet libri “Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin”

Libri " Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin" i autorit Salajdin Krasniqi u promovua mbrëmë në Prizren . Libri është vlerësuar lartë. Redaktori Dr. Nexhat Çoçaj tha se...

Lajmet e Fundit