13.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Limaj shuan shpresën e LDK-së për zgjedhje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, nuk sheh arsye që vendi të shkojë në zgjedhje. Thotë se Qeveria e drejtuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të vazhdojë të punojë për t’i kryer detyrat e veta.

“Qeveria është shumë stabile “, tha Limaj, në një prononcim për media në Prizren, shkruan “PrizrenPress”.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar që vendi të shkojë në zgjedhje, jo duke rrëzuar Qeverinë, por duke kërkuar konsensusin politik të partive për t’u ulur dhe dakorduar për datën e zgjedhjeve të parakohshme, pas daljes nga Qeveria e Listës Serbe dhe ngjarjet e fundit në Kosovë.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri, Limaj tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, atëherë kur Qeveria nuk i kryen detyrat që i ka marrë në përgjegjësi.

“Arsye për të shkuar në zgjedhje gjithmonë ka atëherë kur Qeveria nuk i kryen detyrat e saj, por Qeveria është duke i kryer detyrat dhe do të vazhdojë t’i kryejë edhe ti kalojë sfidat me të cilat po ballafaqohet”, tha Limaj.

Sipas tij, Kosova sot ka një Qeveri që nuk i shmangë dhe fsheh problemet.

“Kjo Qeveri nuk ikë nga sfidat”, tha Limaj./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Biblioteka e Prizrenit shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit

Biblioteka e Prizrenit shënoi Ditën Ndërkombëtare të Librit . Drejtoresha e Bibliotekës, Sahadete Sadikaj-Kukaj, theksoi se angazhimet e institucionit janë të ofrojë librin sa më afër...

Rike Roçi i jep fund lidhjes: Mbaroi sapo dola

E ftuar në ‘Wake Up’ mëngjesin e sotëm ishte Rike Roçi, e cila është eliminuar së fundmi nga formati më i ndjekur ‘BBV3’. Ajo ka...

Lajmet e Fundit