12.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Limaj: S’ka dilemë, Haradinaj do të jetë kryeministër

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, në një intervistë dhënë në emisionin “Intervista me Blerimin” në RTK tha se ka shumë hapësirë dhe mundësi që vendi të pjeket politikisht.

Sipas tij, vendi do ta ketë qeverinë, por, siç tha ai, dilemat janë se çfarë qeverie do të kemi. Ai tha se Kosova do ta ketë një opozitë të fuqishme dhe sipas tij, vendi duhet sa më shpejtë t’i krijojë institucionet.

“Na duhet ende që të bashkëbisedojmë ende me njerëz dhe të krijohen institucionet”, tha ai. Por Limaj, tha se në këtë fazë duhet të kemi kujdesin që deklarimet tona dhe kur mesazhet nuk duhet të kalojnë në manipulime.

“Bllokues politikë, janë të gjitha partitë politike e, në veçanti, ata që kanë fituar më së shumti”, tha Limaj.

“Tri partitë kryesore, që janë në koalicion, kanë përgjegjësin më të madhe për t’i krijuar institucionet e në këtë vazhdë edhe konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi procedurale”, deklaroi Limaj në RTK.

Sa i përket kandidatit për kryetar Kuvendit, Limaj tha se i takon PDK-së të vendosë se kush do të jetë kandidati për kryeparlamentar.

Skena politike tha se asnjëherë nuk do të jetë sikurse ka qenë para zgjedhjeve të 11 qershorit të sivjetmë.

Limja tha se rezultati i zgjedhjeve ka treguar se populli ka votuar më shumë partitë që kanë qenë në opozitë, ndonëse PAN ka dalë si koalicioni i parë .

Ai tha se i qëndron kontratës së arritur para zgjedhjeve me 11 qershor, derisa nuk ka dilema se qeveria do të krijohet në krye të secilës do të jetë Ramush Haradinaj.

“Nuk do të kisha pranuar asnjëherë që të jem pjesë e një qeverie që shantazhohet në këtë mënyrë”, tha Limaj.

Askush ende nuk e di saktë se kur do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të ri të Kosovës, pas gjashtë dështimeve të njëpasnjëshme për zgjedhjen e kryeparlamentarit.Por, Limaj tha se “mundet me 7 shtatori mundet edhe më përpara”.

Sipas Limajt, është koha të merren vendimet dhe të ecet përpara. “S’ka kurrfarë arsyetimi më (për vonesa), dëmtohet vendi”, është shprehur ai gjate një interviste në RTK..

Limaj ka thënë se duhet të merren vendime politike, duke theksuar se s’ka vendime të lehta në politikë.

“Duhet të hapen rrugët për ndërtimin e institucioneve”, ka porositur ai.

Më Shumë

Me fishekzjarre nga Kalaja lajmërohet ardhja e iftarit në Prizren (FOTO)

Në qytetin e Prizrenit po vazhdon të mbahet gjallë tradita e hedhjes së “topit të iftarit” që paralajmëron hyrjen e kohës kur agjëruesit mund...

Haradinaj në Prizren: Koalicioni i prirë nga Aleanca është shndërruar në forcë serioze politike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se koalicioni parazgjedhor i prirë nga AAK, është shndërruar në forcë serioze politike. Haradinaj...

Dhimbja

Lajmet e Fundit