7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Luftëtarët: Jahjaga harron luftën e UÇK-së dhe dëshmorët

jahjaga shala ovlPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, derisa po merrte çmimin për ‘Lidership në sferën publike’ të ndarë nga ‘Clinton Global Iniciative’, përsëri harroi se në Kosovë për lirinë e popullit të Kosovës luftoi UÇK-ja, ranë shumë dëshmorë, mijëra civilë u vranë, mijëra u zhdukën, e u bënë miliarda dëme materiale. Ajo në fjalimin e saj, jo të gjatë, nuk përmendi askund gjithë sakrificën e popullit të Kosovë për çlirimin e vendit, por këtë ia atribuoi bashkësisë ndërkombëtare, e veçanërisht ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton.
Përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta shprehen të indinjuar me fjalimin e Presidentes së Kosovës, duke vlerësuar se është për të ardhur keq se si e para e vendit nuk përmend askund luftën e UÇK-së, dëshmorët e kombit, martirët, veteranët, familjet e dëshmorëve dhe të pagjeturit, por çlirimin e Kosovës ia atribuon vetëm ndërkombëtarëve.

Edhe, analistë thonë se ky është një lëshim që presidentja Jahjaga nuk do duhej ta bënte, sepse pavarësisht gjithë ndihmës së miqve ndërkombëtarë, e sidomos atyre amerikan, sakrifica e popullit të Kosovës, lufta së UÇK-së, dëshmorët, bëri që sot Kosova të jetë e lirë.

Ndër të tjera, Jahjaga në fjalimin e saj kishte thënë se para pesëmbëdhjetë vitesh, Kosova ishte vend i mbuluar nga gërmadhat, jetërat ishin thyer në mijëra copë, familjet ishin ndarë, shumë prej tyre përjetësisht, derisa, lidhjet mes komuniteteve etnike ishin shkatërruar plotësisht.

“Sot Kosova frymon në liri dhe në paqe dhe me vetëbesim po e trason vizionin e saj të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO. Si Presidente, unë jam shumë krenare që jam pjesë e kësaj përpjekje dhe që u shërbej qytetarëve dhe vendit tim. Kosova, ajo Kosovë të cilën ju e çliruat dhe rindërtimin e të cilës e ndihmuat, do të vazhdojë të jetë një rrëfim i madh shprese”, tha Jahjaga në fjalimin e saj.

Por, Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari është mirë kur njerëzit marrin çmime, por është keq kur harrojnë rrugën se si ka ardhur populli i Kosovës deri të liria.

“Megjithatë, gjatë fjalimit të saj edhe një herë ka dëshmuar se është presidente e zarfit, që nuk është zgjedhur me vullnetin e popullit. Ajo çka dua t’i them presidentes dhe atyre që janë në institucionet e vendit, se pa luftë, pa sakrificë nuk do të ishim këtu ku jemi. Në radhë të parë edhe institucionet, edhe presidentja edhe Qeveria edhe gjithë ata që janë në pozita politike dhe institucionale, unë mendoj që nderë me të madh do t’i bënin edhe dëshmorëve, edhe popullit, kur ata në fjalimet e tyre edhe në politikën e tyre ditore, edhe në diplomaci, duhet t’i kujtojnë dëshmorët, t’i çmojnë me punë konkrete”, tha Jashari.

Ai i ka thënë presidentes dhe gjithë atyre që mendojnë si presidentja, se ata i çmojnë gjithnjë ata që e kanë ndihmuar Kosovën, por pa sakrificë, pa luftë, pa atë që e bëri veprimin historik lufta e shenjtë e UÇK-së, nuk do ta kishin këtë liri që po e gëzojnë sot.

“Presidentja dhe gjithë tjerët që mendojnë si presidentja që bëjnë fjalime të tilla, unë do t’iu sugjeroja që ta vizitojnë Kosovën. Nuk ka fshat, nuk ka Komunë, që nuk kemi varreza të dëshmorëve, varreza të viktimave, kemi njerëz që e kanë lënë gjymtyrët në epope të UÇK-së. Andaj mendoj se ata që bëjnë prononcime të tilla në këtë rast presidentja nuk i bëjnë nderë as popullit, as kombit, sepse populli dhe kombi ka heronjtë e vet. Është absurde të bësh një prononcim qoftë në Amerikë, në Evropë apo në Botë dhe mos të vuhet në theks emri i kryekomandantit Adem Jashari, Jasharëve të tjerë, por edhe gjithë dëshmorëve tjerë kudo që kanë ra në hapësirën gjeografike shqiptare, sepse lufta jonë, sakrifica e tyre, ka qenë e drejtë, që të jemi të lirë dhe të jemi të bashkuar si gjithë popujt tjerë”, theksoi Jashari për Kosovapress.

Sipas tij, ka shumë gabime edhe nga presidentja edhe nga presidentët tjerë që kanë qenë më herët në raport me vlerat dhe me luftën e UÇK-së, por Jashari thotë se ky është një gabim i radhës, derisa u ka bërë thirrje institucioneve të vendit, presidentes, qeverisë dhe gjitha institucioneve tjera që të jenë të kujdesshme, sepse të gjithë ata, këto privilegje i gëzojnë fal sakrificës së dëshmorëve.

Edhe Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut Behxhet Shala, e ka vlerësuar si lëshim që nuk do duhej të bënte presidentja Jahjaga. Sipas tij, është bërë mirë që presidentja ka shkuar dhe është nderuar me atë çmim, por ai thotë se ky çmim nuk i është ndarë si zonja Jahjaga, por si presidente e Kosovës, prandaj është dashur të prezantoj Kosovën, popullin e saj, vuajtjet e saj, sakrificën e saj, sepse ky është detyrimi parësor dhe i vetëm i Jahjagës, por edhe të tjerëve që vijnë pas saj.

“Mendoj që zonja Jahjaga është dashur në radhë të parë të flas për Kosovën, për sakrificën e popullit të Kosovës, e pastaj të ndalet tek ndërtimi i paqes. Kosova ka shumë çlirimtar, dhe një prej tyre është edhe presidenti Clinton, por nuk është ai i cili e ka çliruar Kosovën. Kosovën e ka çliruar sakrifica e ushtarëve të UÇK-së, popullit të Kosovës, dhe ai e ka përkrahur luftën me ato mjete që ka pasur mundësi dhe është shumë gabim në qoftë se ia atribuoni meritat ndërkombëtarëve, ndërsa i shkelni apo nuk i përmendni fare ata që me sakrificën e tyre, jo vetëm me luftën e fundit, por edhe më herët, kanë kontribuuar që Kosova të jetë e lirë, dhe të bëjë përpjekje ta ndërtoj një shtet i cili është ende në këmbë të brishta. Dhe, ky mendoj që është një lëshim që nuk do duhej t’i ndodhte as presidentit, aq me parë zonjës Jahjaga”, tha Shala.

Sipas Shalës, lufta e fundit ka qenë kurorëzim i një sakrifice njëqind e më shumë vjeçare, ka qenë luftë e imponuar, me shumë sakrifica, me mbi 12 mijë të vrarë, një numër i madh i femrave të dhunuara që kanë mbetur me pasoja të përjetshme, 1700 të pagjetur, shumë dëme materiale dhe se në asnjë mënyrë nuk mund të flasësh për ndërtimin e paqes në qoftë se nuk kthehesh tek pikënisja, se pse ka ardhur deri të shkatërrimi i paqes dhe pse është dashur të luftohet dhe pastaj të vihet deri të paqja.

Shala tha se askush nuk do ta çmoj sakrificën e popullit të Kosovës, nëse vet udhëheqësit e vendit i anashkalojnë ata, duke mos i përmendur apo duke i shkelur.

Kurse, në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi, ka thënë se Presidentja do të duhej t’i përmend vlerat dhe sakrificën e popullit të Kosovës në çlirimin dhe pavarësimin e vendit.

“Problemi me vlerat e luftës është se lufta nuk përmendet fare në Kushtetutën e Kosovës, si themel i formimit të shtetit të Kosovës dhe së këndejmi asnjë zyrtar nuk e ka obligim. Andaj mbetet në vullnetin e secilit që do të shprehet mbi luftën dhe sakrificën e popullit për liri dhe pavarësi”, ka thënë ai.

Ndryshe, për këtë çështje është kontaktuar edhe me presidencën, ushtruesin e detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Smajl Elezaj, përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, megjithatë ata nuk kanë dashur të flasin./telegrafi/

Më Shumë

Do festonin 23-vjetorin! Vanessa Bryant ndan një foto të rrallë me Koben, zbulon dhuratën e tij!

Kobe Bryant mund të ketë ndërruar jetë, por legjenda e NBA dhe Los Angeles Lakers vazhdon të jetë gjithmonë e pranishme në mendimet e...

QKUK në krizë/ I ka vetëm 49 anesteziologë, i nevojiten 118

Qendra Klinika Universitare e Kosovës (QKUK) po përballet me numër të vogël të anesteziologëve. Edhe pse në tre muajt e parë nuk ka pasur ikje...

Lajmet e Fundit