16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Luljeta Veselaj-Gutaj i kundërpërgjigjet Drita Millakut

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Luljeta Veselaj-Gutaj, ju ka  kundërpërgjigjur reagimit të kuvendares së VV-së në Prizren, Drita Millakut. Ajo ka mbrojtur edhe një herë këkrkesën e për ndërtimimin e një kopshti publike në Prizren.

Kundërpërgjigja e plotë

Ndihem e obliguar në kuptimin moral dhe profesional të informoi dhe sqaroi bashkëqytetarët e Kosovës përkatësisht qytetarët e Prizrenit dhe të jap shpjegimin tim në reagimin e kuvendares së nderuar të Prizrenit, Znj. Drita Millaku në portalin prizrenpress të datës 31.07.2015.

E perceptoj dhe kuptoj rolin e opozitës qoftë në diskursin e nivelit lokal apo qendror për fat i kam përjetuar te dy nivelet nga besimi qytetar që më është dhënë por në rolin e pozitës dhe pa dashur të bëjë krahasime me nivelet lokale apo qendrore, i inkurajoj të vazhdojnë të punojnë kësisoj sepse vetëm kështu mund të dëgjohet zëri i përfaqësuesve institucional me qëllimin më të mirë që të avancohet mirëqenia e qytetarëve tanë edhe pse sovrani është ai që përcakton udhëheqësit e Institucioneve shtetërore.

Më pëlqen fakti kur ngriten çështje për të mirën e qytetarëve qoftë nga pozita apo opozita dhe që reflektojnë me përplasje të arsyeshme dhe logjike në forma dhe rrugë të ndryshme sepse fundja në ato karrige janë për të përfaqësuar interesat e qyetarëve për çka edhe kanë marr besimin e tyre duke i kapërcyer bindjet politike partiake dhe më e rëndësishmja është se qëllimi i çështjeve të ngritura të rezultojnë me epilog pozitiv pavarësisht nga cili nivel, subjekt politik ngriten çështjet dhe kjo është e mira e demokracisë, pluralizmit politik.

Me gjithë respektin për gjithë qytetarët që e kanë marr këtë informacion për këtë çështje drejtpërdrejt nga Kuvendi i Kosovës apo nëpërmjet mediave elektronike, rrjeteve sociale të cilët në masë shumë të madhe më kanë falenderuar dhe përkrahur pa rreshtur për çka ju jam mirënjohëse dhe obligohem të ri shpjegoj këtë çështje. Çështja e ngritur në Kuvendin e Republikës së Kosovës më datë 30.07.2015 drejtuar Ministrit të Arsimit Z.Arsim Bajrami lidhur me ndërtimin e një kopshti publik për fëmijët e qytetit të Prizrenit, po e ri theksoi se kërkesa ime në Kuvendin e Kosovës është shumë e arsyeshme, konkrete, reale, bazuar në kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të Prizrenit duke potencuar edhe kopshtin paraprak ekzistues deri te kopshti aktual. (për konfirmim mund ti drejtoheni Administratës së Kuvendit të Kosovës dhe të kërkoni dokumentin e proceduar ku janë të potencuara konkretisht të gjitha të lartcekurat apo ti referoheni postimit tim në faqen personale të facebokut).

Mund të konstatoj se që nga 17 korriku i vitit 2014, me rastin e certifikimit nga organi kompetent KQZ-së, si kandidate fituese kam dhënë betimin në Kuvendin e Republikës së Kosoves dhe nënkuptohet që nga ajo periudhë kohore nuk jam pjesë e Asamblesë komunale të Prizrenit dhe që ligjerisht në kuptimin procedural dhe rregullores së Kuvendit Komunal dhe ligjeve të tjera paraqitet konflikt ligjor zyrtar për ti përkrahur drejtpërdrejt idetë e grupeve partiake politike në Asamblenë komunale pasi që nuk kam të drejt vote më në Asamble Komunale, por që asnjëherë, pa rreshtur dhe pa ju shmangur përgjegjsisë për ti përkrahur dhe jetësuar në formën e takimeve, diskutimeve kërkesat dhe nevojat qytetarëve dhe të gjitha grupeve partiake të asamblesë komunale që janë në të mirën e qytetarëve duke i proceduar dhe deleguar organeve qendrore.

Në kontestin e krahasimeve të zhvillimeve të qyteteve në radhë të parë si qytetare e Republikës së Kosovës kam obligim moral dhe për më shumë nga besimi, përgjegjësia, që më është dhënë nga qytetarët e Kosovës, nuk mund të bëjë krahasime lokale apo provinciale dhe jam ithtare e zhdukjes së krahasimeve dhe thirrjes në provinca, krahina, regjione apo lokalitete sepse përfaqësoj interesat e gjithë qytetarëve të Kosovës dhe në çdo kohë e çdo pëllëmbë të territorit që paraqitet nevoja për ti mbrojtur dhe ngritur të drejtat, interesat e qytetarëve gjithënjë kam me qenë arsyeja e zërit të tyre nga çdo cep i Kosovës.
Faleminderit në mirëkuptim!
Me Respekt
Luljeta Veselaj-Gutaj
Deputete e Kuvendit të Kosovës
01.08.2015

Më Shumë

Ish-zëvendësministri për vrasjet në Kosovë: Duhet të angazhohet edhe AKI-ja, kjo është shndërruar në problem kombëtar

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, ka folur mbi ngjarjet e fundit në vend, ku është rritur numri i vrasjeve. Ai tha se pjesën...

Tejeci thotë se Behgjet Pacolli duhet të jetë kryeministër i Kosovës

Kryetari i AKR-së në Prizren, Afrim Tejeci vlerëson se lideri i partisë së tij, Behgjet Pacolli, duhet të jetë kryeministër i Kosovës. Sipas tij,...

Lajmet e Fundit