7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

‘Lundrimi’ i Haskukës në Nashec

Sot është bërë lansimi i produkteve të reja në fushën e turizmit, përkatësisht të kajakut dhe të biçikletave malore, të cilët do të pasurojnë ofertën turistike në Komunën e Prizrenit.

“Tanimë qytetarët tanë si dhe turistët që vijnë të vizitojnë qytetin e Prizrenit, në luginën e lumit të Drinit në fshatin Nashec mund t’i shijojnë këto sporte rekreative”, shkruan kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Ai, në  ‘Facebook’ ka postuar një foto ku shihet duke lundruar në Nashec.

“Falënderoj organizatën zvicrane Sëisscontact dhe projektin PPSE, si dhe operatorin turistik Supercampers për këtë projekt të rëndësishëm për fushën e turizmit, e cila është një prej fushave kryesore për zhvillimin ekonomik të qytetit tonë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit