10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Malisheva më e rrezikuar nga rriqrat, me 540 të pickuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga fillimi i shkurtit e deri në fund të majit të këtij viti janë regjistruar 2 mijë e 200 raste të pickimeve nga rriqrat në nivel vendi. Sipas të dhënave të këtij instituti gjysma e këtyre rasteve kanë ndodhur në komunat e rajonit të Prizrenit, që njihen si zona endemike, si Malisheva, Suhareka dhe Rahoveci.

“Numri më i madh i pickimeve është nga Komuna e Malishevës 538 raste, Suhareka 446 raste, Klina 249 raste, Rahoveci 123 raste dhe komunat e tjera me numër më të vogël të rasteve”, thuhet në një komunikatë të IKSHP-së. Komunat ajo e Malishevës, Suharekës dhe e Rahovecit kanë njoftuar se janë në zbatim të masave për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike Krime Kongo, shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtarët e IKSHP-së kanë bërë të ditur se krahasuar me periudhën e njëjtë të viteve paraprake ka një rritje të lehtë sa u përket rasteve të pickimeve të rriqrave.

IKSHP-ja gjithashtu ka informuar se rasti i parë pozitiv me Ethe Hemorragjike Krime Kongo është regjistruar në fshatin Bresalc, Komuna e Gjilanit, ku pacienti është hospitalizuar në Klinikën infektive të SHSKUK dhe pas trajtimit me sukses është lëshuar në shtëpi.

Më Shumë

Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat minimale 0 gradë Celsius – maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit. Më pas pritet shtim i vranësirave, të cilat...

Vdekja e 60-vjeçares nga Rahoveci

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës raportoi se ka vdekur një grua nga Komuna e Rahovecit pasi e njëjta është rrëzuar nga një lartësi...

Lajmet e Fundit