9.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Malisheva vazhdon të mbetet e sigurt

Situata e sigurisë së përgjithshme në Komunën e Malishevës, vazhdon të mbetet e mirë, e qetë dhe pa tendencë të prishjes së kësaj situate. Kështu u vlerësua në mbledhjen e tretë të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), të cilën e udhëhoqi nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, i cili edhe i falënderoi të gjithë, për ruajtjen e kësaj situate.

“Bazuar në informacionet zyrtare, situata e sigurisë së përgjithshme në Komunën e Malishevës, është e qetë dhe stabile, si n fushën e krimit, ashtu edhe në atë të etheve hemorragjike dhe të zjarreve”, tha nënkryetari Mazreku.

Edhe komandanti i stacionit policor në Malishevës, kapiteni Halil Morina, e ka konfirmuar se situata është e qetë stabile dhe pa tendencë të prishjes së situatës së përgjithshme të sigurisë.

“Kësaj i shtohet edhe fakti, se ka rënie të dukshme të rasteve kriminale, në vazhdimësi. Në këtë tremujor, ka rënie të rasteve kriminale për dymbëdhjetë për qind, në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, deklaroi kapiteni Morina.

Kurse drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sejdi Paçarizi, duke folur për situatën epidemiologjike, tha se “situata është në kontroll dhe nuk ka asnjë rast të regjistruar me ethe hemorragjike krime kongo”, kurse sa i përket zjarreve, ai tha se ka raste të rralla të zjarreve, kryesisht fushore, por pa ndonjë rrezik për përhapje të zjarreve.

Edhe drejtori i arsimit, Avdi Morina, duke folur për përfundimin e vitit shkollor, tha se situata e sigurisë në shkolla është e mirë, si në objekte, ashtu edhe në procesin mësimor, brenda hapësirave në shkolla, kurse sipas tij, për të rritur edhe më shumë sigurinë, do të ishte mirë, që në të ardhmen të vendosen edhe kamerat e sigurisë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot varroset aktorja Shirine Morina

Sot në orën 16:00 do të bëhet varrimi i aktores së njohur, Shirine Morina. Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se sot do të organizojë...

Divorci Besi-Xhensila? Habit avokati: Ata po ndahen për pasuritë e Ilir Metës, kanë vila e prona miliona euro

Avokat Idajet Beqiri teksa ka komentuar ndryshimin e stilit të jetesës së kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka theksuar se edhe aktori...

Lajmet e Fundit