10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Malishevë/ Ndarja e zyrave për Kryqin e Kuq dhe arsimtarët pensionistë, e kundërligjshme

Vendimi i Kuvendit të Komunës së Malishevës për ndarjen e zyrave për ushtrimin e aktiviteteve për degën e Shoqatës së Kryqit të Kuq dhe atë të Shoqatës së Arsimtarëve Pensionistë është kthyer prapa nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo ministri ka kërkuar rishqyrtimin e këtij akti nga organet komunale meqë ka konstatuar se ai është i kundërligjshëm. MAPL ka bërë të ditur se vendimmarrja e kësaj natyre është kompetencë e Ekzekutivit lokal dhe jo e Kuvendit të Komunës.

Ministria përmes një shkrese ka njoftuar kryetarin e Komunës dhe kryesuesin e KK-së së Malishevës se ka pranuar për shqyrtim të detyrueshëm të ligjshmërisë së vendimit në parim për ndarjen e zyrave për ushtrimin e aktiviteteve për degën e Shoqatës së Kryqit të Kuq dhe atë të Shoqatës së Arsimtarëve Pensionistë në Komunën e Malishevës, i miratuar më 1 shkurt 2019.

Më Shumë

Lajmet e Fundit