7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Malishevë: Sot fillojnë ligjëratat për vetëdijesimin e njerëzve kundër etheve hemorragjike

Në kuadër të zbatimit të masave parandaluese kundër Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), nga sot (e mërkurë) do të nisë mbajtja e ligjëratave vetëdijesuese për rrezikun nga thumbimi i rriqrave të cilat e bartin virusin EHKK.

Ligjëratat do të mbahen në shkollat e fshatrave Llazicë dhe Balincë, ndërsa këto ligjërata do t’i mbajnë profesionistët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Shpëtim Robaj” në Malishevë.

Mbajtja e ligjëratave për vetëdijesimin e njerëzve është pjesë e masave parandaluese të EHKK-së dhe organizohen në bashkëpunim me Këshillim Komunal për Menaxhimin e EHKK-së në Malishevë.

Më Shumë

Kryesuesja e Kuvendit të Prizrenit thërret  seancë të jashtëzakonshme

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit   në një seancë  të  jashtëzakonshme. Seanca mbahet të martën,...

Asfaltohet rruga Zym-Lugishtë-Dedaj në Has

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur sot se është shtruar shtresa e dytë me asfalt në rrugën Zym-Lugishtë-Dedaj të Hasit. "U shtrua sot shtresa...

Lajmet e Fundit