9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

MASHT mbyll “Universitetin Ndërkombëtar të Prizrenit”, arrestohet një person

Prizren-UNPZ-policiaMinistria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka marrë vendim për mbylljen e institucionit dhe ndalimin e menjëhershëm të punës arsimore–shkencore të institucionit të arsimit të lartë privat “Universitetit Ndërkombëtar të Prizrenit”, me seli në Prizren, ndërsa Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Mashtrim’ dhe ‘Shmangie nga tatimi’.

Me 1 korrik 2013, rreth orës 11:00, Njësia për Krime Ekonomike dhe Korrupsion – Prizren, ka bërë arrestimin e një personi të dyshuar se ka kryer veprën penale të ‘Mashtrimit’ dhe ‘Shmangie nga tatimi’, njoftoi policia. Hetuesit policorë së bashku me inspektorët e arsimit të lartë, pranë Ministrisë së Arsimit kanë bërë kontrollimin e dokumentacionit në lidhje me licencimin dhe akreditimin e të ashtuquajturit “Universiteti Ndërkombëtar i Prizrenit”.

Gjatë kontrollit ka rezultuar se universiteti në fjalë nuk ka qenë i licencuar as i akredituar dhe që nga viti 2010 ka bërë regjistrimin e parë të 72 studentëve të vitit akademik 2010/2011 për studime bachelor dhe master, duke iu premtuar se studimet do t’i përfundojnë në këtë universitet në Prizren.

Ky universitet fillimisht kishte filluar si filiale e Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, e pastaj në vitin 2011 ka bërë regjistrimin e 14 studentëve për vitin akademik 2011/2012, si Universitet Ndërkombëtar i Prizrenit, i cili kishte marrëveshje mirëkuptimi me Universitetin shtetëror “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Shqipëri.

Të gjithë studentët janë mashtruar dhe në fund i ka detyruar ata që t’i vijojnë studimet në Strugë, Maqedoni, dhe viti i dytë akademik i kryer në Prizren nuk u është njohur studentëve nga Universiteti Ndërkombëtar i Prizrenit, kështu që janë detyruar t’i vijojnë studimet në Elbasan,Shqipëri, ku si pasojë studentët janë mashtruar dhe janë dëmtuar financiarisht.

Vlera e mjeteve (parave) të pranuara nga studentët, që kanë qenë të regjistruar në këtë universitet, arrin shumën prej 255,400.00 (dyqind e pesëdhjetë e pesë mijë e katërqind) euro, mjete këto të fituara me veprimtari të kundërligjshme, e që bie ndesh me Ligjin mbi arsimin e lartë.

Gjithashtu të hyrat nga regjistrimi i studentëve nuk janë paraqitur pranë ATK-së, gjë që dyshohet edhe për veprën penale ‘Shmangie nga tatimi’.

Për të gjitha veprimet hetimore është informuar Prokuroria Themelore në Prizren, ku me vendim të së njëjtës i dyshuari D. G. është ndalur për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme hetimore. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Tri përballje interesante në Albi Mall Superliga – vëmendja në Suharekë

Sot do të zhvillohen tri ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës. Vëmendja do të jetë në Suharekë, pasi Ballkani është nikoqir i Dritës për...

QKUK në krizë/ I ka vetëm 49 anesteziologë, i nevojiten 118

Qendra Klinika Universitare e Kosovës (QKUK) po përballet me numër të vogël të anesteziologëve. Edhe pse në tre muajt e parë nuk ka pasur ikje...

Lajmet e Fundit