22.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Mbi 450 mësimdhënës padisin Drejtorinë e Arsimit në Prizren 

Mësimdhënësi R.B. ka paditur Drejtorinë e Arsimit në Prizren. Ai kërkon kompensimin e shujtës ditore në punë, siç parashihet në Kontratën Kolektive të Arsimit në Kosovë.

“Po kam bërë padi për kompensim të shujtës, sepse na garanton ligji”, tregon ai, i cili nuk pranon t’i publikohet emri i plotë në publik.

Beson se gjykata, do të vendosë në favor të tij.

“Institucionet është dashur që të respektojnë dhe respektojnë  Kontratën Kolektive, e jo të na detyrojnë të drejtën tonë ta kërkojmë në gjykatë”, shprehet ai.

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit, vetëm në periudhën janar-tetor të këtij viti, janë dorëzuar 465 padi nga mësimdhënësit e shkollave të kësaj komune.

Prej tyre, 285 padi janë për  shuajtje ditore, kurse 180 për paga jubilare.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj, tregon se janë gjykuar  lëndë të kësaj natyre në këtë gjykatë.

“Në Gjykatën Themelore të Prizrenit në periudhën janar-tetor të vitit 2019, në procedurën gjyqësore gjenden në procedim gjithsej 180 lëndë, sa i përket pagave jubilare, ndërsa 285 lëndë kanë ardhur sa i përket shujtës ditore, prej të cilave në procedura kontestimore  janë gjithsej 42 lëndë të pagave jubilare, ndërsa 18 lëndë  të shujtës ditore”, tregon Kicaj për “PrizrenPress”.

“Në procedurën e përmbarimit në procedim e sipër janë 138 lëndë,  sa i përket pagave jubilare, ndërsa sa i përket shujtës ditore kanë arritur në gjykatë 267 lëndë, prej të cilave një pjesë e tyre janë të përfunduara, ndërsa pjesa tjetër është në procedim e sipër”, shprehet ajo.

Juristja Valbonë Morina,  përfaqëson disa lëndë të kësaj natyre. Ajo tha se mësimdhënësit kanë të drejtë t’i  kërkojnë të drejtat e tyre që garantohen në  Kontratën Kolektive të Arsimit në Kosovë.

“I përfaqësoj disa lëndë të kësaj natyre. Këtë të drejt mësimdhënësve jua garanton Kontrata Kolektive”, tha Morina.

Kontratën Kolektive të Arsimit në Kosovë  është nënshkruar në vitin 2014, në mes ish-ministrit  të Arsimit, Ramë Buja dhe kryetarit të Sindikatës së Arsimit, Rrahman  Jashari.

Në këtë kontratë, parashihet  që mësimdhënësve t’ ju sigurohet  edhe kompensimi i ushqimit  gjatë punës.

Vlera e kompensimit të shpenzimit të ushqimit për një ditë pune është 2 euro.

Kontrata ka hyrë në fuqi në vitin 2017.

Zëdhënësi i Komunës  së Prizrenit, Lis Dorambari tha se Qeveria e Kosovës për asnjë komunë  nuk ka ndarë buxhet .

“Lidhur me pagat jubilare dhe shujtat ditore të mësimdhënësve, fillimisht duhet të dijmë se problemi ka rrjedhur nga Kontrata Kolektive mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, e cila parasheh pagesën e tyre, por që për këtë asnjë Komunë në Kosovë nuk ka pasur buxhet të ndarë nga Qeveria për trajtimin e rasteve të tilla”, tha Dorambari,  për “PrizrenPress”.

Sipas tij, Komuna në mungesë të buxhetit ka bërë  prapësim të lëndëve.

“Rrjedhimisht, Komuna për shkak se nuk ka buxhet të ndarë për trajtimin e këtyre çështjeve, të njëjtat i ka prapësuar në procedurë përmbarimore-gjyqësore si dhe ka bërë padi ndaj Inspektoratit të Punës pranë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, duke e vlerësuar si të arsyeshëm konfliktin administrativ”.

“Rastet po trajtohen veç e veç secila dhe Komuna do të veprojë sipas vendimeve që do të dalin nga ana e gjykatës”, tha Dorambari. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zweig pas vdekjes së Moisiut: Ai që na e solli këtë art të shenjtë, qoftë i bekuar

Nga: Stefan Zweig (fjalë lamtumire shkruar pas vdekjes së Aleksandër Moisiut më 22 mars 1935) Përktheu: Albert Vataj Kush pati fatin e lumtur ta njihte nga...

Marku rikthehet në ring me një super përballje më 31 mars

Florian Marku do të rikthehet në ring të dielën e 31 marsit. Kundërshtari i tij do të jetë Chris Kongo dhe pritet të jetë...

Lajmet e Fundit