7.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Mbledhja e dy Qeverive mbahet më 23 mars

Shqiperia-Kosova-flamujt(E plotesuar) Kryediplomatët nga Kosova dhe Shqipëria, Hashim Thaçi dhe Ditmir Bushati kanë njoftuar se mbledhja e përbashkët e qeverive të dy vendeve do të mbahet më Tiranë.

Lajmi është konfirmuar pas përfundimit të takimit të dy ministrave, gjatë konferencës së mbajtur në ndërtesën e qeverisë së Kosovës në Prishtinë.

Mbledhja sipas këtij njoftimi do të mbahet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë më 23 mars.

Mbledhja e parë e përbashkët e dy qeverive ishte mbajtur në qytetin e Prizrenit para më shumë se një viti, më sakt në ndërtesën e Lidhjes së Prizrenit.

Bushati, gjatë ditës do të takohet edhe me Presidenten Atifete Jahjaga, kryeministrin Isa Mustafa, dhe liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kosovë – Shqipëri, bisedojnë sot për takimin e dy qeverive

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, do të qëndrojë sot në Kosovë.

Bushati në Kosovë vjen për tu koordinuar rreth mbledhjes së dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë, e cila do të mbahet më 23 mars.

Për të parë se deri ku kanë arritur në realizimin e objektivave të caktuara në mbledhjen e kaluar, Bushati do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Hashim Thaçin, kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa dhe presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga.

Bushati do të ketë një takim edhe me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Më Shumë

Trepça fiton ndaj Prishtinës në gjysmëfinalen e parë

Trepça ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 87:81 (22:19, 21:20, 21:16, 23:26) Kevin Capers kishte 13 pikë, 4 kërcime e...

Ish-gazetari Ramadan Baraliu aderon në Vetëvendosje

Ish-gazetari dhe politikologu, MSc. Ramadan Baraliut ka aderuar sot në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ëshvë mirëpritur nga kryetari i Qendrës së LVV-së në Prizren, Artan Abrashi...

Lajmet e Fundit