10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Mblidhet NISMA në Prizren, në fokus riorganizimi

NISMA Socialdemokrate në Prizren, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se ka mbajtur takim me të gjitha strukturat e Degës,

Përveç prezencës masovike të të gjitha strukturave të Degës dhe për dallim prej herave tjera, në këtë takim tashmë ishin prezent anëtarë nga kjo Degë, por në cilësinë deputetëve, zëvendësministër, drejtorë të drejtorive komunale dhe këshilltar komunal, të gjithë këta përfaqësues të Degës së NISMA Socialdemokrate, si në nivel qëndror, ashtu edhe në atë lokal.

Kjo pra dëshmon më së miri, fuqinë dhe zgjërimin e Degës në Prizren, fuqi kjo e akumuluar nga vullneti dhe puna e palodhshme e deritanishme e të gjithë aktivistëve, anëtarëve, simpatizantëve dhe votuesve të NISMA Socialdemokrate, këtu në Prizren, thuhet në komunikatën e këtij subjekti politik, shkruan PrizrenPress.

Zafir Berisha, kryetar i Degës, njëherësh deputet, pasi falenderoi strukturat për angazhimin e tyre, ai potencoi se ky takim i sotëm ka për qëllim bërjen e reformave në DEGË, veçanërisht në riorganizimin e Nëndegëve, deri tek një konsolidim i mirëfilltë i tyre, ngase edhe sipas Statutit të Partisë, Nëndega është dhe mbetet bazë themelore e funksionimit të Partisë.

“Pasiqë, vetëm në vitin që lam pas, u ballafaquam me tri palë zgjedhje përfshirë edhe Balotazhin dhe pas analizimit të këtyre proceseve, për ne si DEGË shtrohet nevoja që t’i nënshtrohemi një riorganizimi të brendshëm, duke reflektu kështu edhe një demokraci të brendshme partiake.

Prandaj duke dhënë mundësinë për të gjithë anëtarët nëpër Nëndegë për të zgjedhë dhe për tu zgjedhur, shpallim të hapura zgjedhjet e brendshme të DEGËS, duke bërë thirrje qytetare për të gjithë ata që kanë ambicje për t’u marrë me aktivitet politik, ku këtë mundësi mund t’a gjejnë në NISMA Socialdemokrate”, potencoi në fund kryetari i Degës, Zafir Berisha.

NISMA – Dega Prizren nga ky takim nxori disa konkluzioneve, ndër to primare ishte caktimi i një afati kohor për riorganizim duke filluar nga Nëndega, Forumet e Gruas dhe të Rinisë, për të ardhur kështu deri tek Kuvendi i përgjithshëm edhe në Degë, thuhet në fund të komunikatës. /PrizrenPress.com/

Image may contain: 3 people, people sitting and indoor

Image may contain: 17 people, people sitting and indoor

Më Shumë

Mira Murati, anëtarja më e re e Akademisë së Shkencave

Shqiptarja Mira Murati, një nga emrat më të njohur në botën e teknologjisë, do të jetë pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Asambleja e...

Intervenohet për ndalimin e rrjedhjes së ujit në lokacionin arkeologjik në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit

Një problem i vazhdueshëm me rrjedhjen e ujit në lokalitetin arkeologjik në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit ka shqetësuar autoritetet që nga fundi i...

Lajmet e Fundit