14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

“Më mirë të vritem i pafajshëm nga fajtorët, se t’i vras të pafajshmit shkaku i fajtorëve”

Ish-ushtari i UÇK-së nga Prizreni, Samidin Xhezairin, i njohur me nofkën Komandant ‘Hoxha’, në fund të vitit 2014, në rrjetin social “Facebook”, ka postuar tetë thënie me nënshkrim autorial.

Ai, ditë më parë është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka konfirmuar vëllai i tij, Hajredin Xhezairi,transmeton “PrizrenPress”.

Thëniet e postuar nga Samidin Xhezairi

– Më mirë si i pafajshëm të vritem nga fajtorët se t’i vras të pafajshmit shkaku i fajtorëve.

– Shteti që arsyeton terrorin shtetëror me ç’rast vriten të pafajshmit s’dallon nga ata që i lufton në emër të luftës kundër terrorizmit.

– Mos u bën i keq në emër të luftës kundër të së keqes.

– Lufta vetëmbrojtëse s’ta jep të drejtën e vrasjes së të pambrojturve.

– Nëse ti me veprimet tua s’dallon nga armiku, atëherë pse ta luftosh llojin tënd?!

– Madje edhe armikun e padrejtë duhet ta luftosh me drejtësi.

– Je i mirë nëse të keqit i jep mundësi të përmirësohet.

– Që të jesh i falur, falja atij që kërkon falje.
Samidin Xhezairi (Komandant Hoxha, Prizren) 19.12.2014

Më Shumë

25 vjet nga masakra në Krushë të Madhe dhe në tri fshatrat e Rahovecit

25 vjet më parë, konkretisht nga 25 deri më 27 mars 1999, në Krushë të Madhe nga forcat serbe janë masakruar 243 persona, ndërsa...

Nga 1 prilli nëse nuk e pastron baltën nga mjeti, gjoba do të jetë 1 mijë euro

Në fillim të prillit pritet të fuqizohet Ligji i ri për rregullat në trafik. Kështu, parashihen gjoba të ashpra ndaj shkelësve. Iniciuesit e këtij ligji...

Lajmet e Fundit