7.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Memaj, Millakut: LDK-ja nuk bënë politika duke i parë gjërat vetëm zi

Fatmir Memaj LDKAnëtari i Kryesisë së LDK-së në Prizren, Fatmir Memaj i është kundërpërgjigjur akuzave të kuvendares së VV-së, Drita Millakut. Sipas tij,LDK nuk bënë opozitë duke i parë gjërat vetëm zi.

“Si duket, disa “entuziaste” të VV-së, kanë harruar se pikërisht marrëveshja PDK-VV në Prishtinë, e ka sjellë Shpend Ahmetin kryetar të Prishtinës!”, shkruan ai në Facebook.

“Të akuzosh asamblistët e LDK-së për atë se i votojnë planet rregulluese, është absurd (bile infantiliteti të padisiplinuar)! LDK-ja është parti serioze, në kuadër të vet ka edhe ekspertë të cilët japin kontributin e tyre në forma të ndryshme. Sa për dijeninë e opinionit, ekspertët e LDK-së pranë komisionit të urbanizmit, e kanë kthyer 5 herë mbrapsht për korrigjime planin rregullues që ishte pikë në seancën e fundit. Dhe ky plan rregullues në mbledhjen e KPF ka qenë i lavdëruar edhe nga VV-ja. Nuk është problem yni pse VV ndryshon qëndrimin çdo ditë!”.

“Kjo tregon se LDK nuk bën opozitë vetëm duke parë zi-terr, por kontribuon në të mirë të qytetarëve në kuptim të imponimit të rregullimit të planeve urbane. Jo në kuptim të ç’rregullimit! LDK vepron konform interesave të qytetarëve, e jo konform dëshirave të ndonjë partie e dalë nga pakënaqësitë e dikur ish pdk-istëve!”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Moti sot: Me shi dhe reshje bore

Këtë të mërkurë në Kosovë pritet të ketë ulje drastike të temperaturave ku priten reshje shiu. Reshjet do të jenë në formë të rrebesheve, të...

Biblioteka e Prizrenit shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit

Biblioteka e Prizrenit shënoi Ditën Ndërkombëtare të Librit . Drejtoresha e Bibliotekës, Sahadete Sadikaj-Kukaj, theksoi se angazhimet e institucionit janë të ofrojë librin sa më afër...

Lajmet e Fundit