9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Mësimdhënësja Bukurie Krasniqi paditë Drejtorinë e Arsimit në Prizren, kërkon kthimin në punë

Të enjten pritej të vazhdonte shqyrtimi gjyqësor në rastin civil ku paditësja Bukurie Krasniqi, kërkon që të kthehet në vendin e punës si mësimdhënëse, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi që pala e paditur ka deklaruar se nuk posedon provat mbi të cilat bazohet padia.

Përfaqësuesi i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Taulant Rexhëbeqaj, ka deklaruar se nuk posedon me provat nga shkresat e lëndës, mbi të cilat është ngritur padia, andaj ka kërkuar që të mos vazhdohet me shqyrtimin pa iu siguruar ato.

I autorizuari i paditëses, avokati Brahim Sopa, ka marrë përsipër që të furnizojë me provat e lëndës palën e paditur, pasi që momentalisht nuk i kishte të kompletuara dokumentet, për t’ia dorëzuar përfaqësuesit gjatë kësaj seance.

Gjykatësi i rastit, Atdhe Berisha, ka njoftuar palën e paditur se paditësi me rastin e dorëzimit të padisë, ka dorëzuar vetëm një kopje të provave me padi dhe jo ashtu siç e parasheh ligji, andaj ka ndërprerë shqyrtimin dhe ka obliguar paditësin që të pajisë të paditurën me shkresat e lëndës.

Seanca e radhës në këtë çështje kontestimore, është caktuar të mbahet më 16 korrik 2018, në ora 09:30.

Ndryshe, ky rast zhvillohet në bazë të padisë civile të parashtruar nga Bukurie Krasniqi, me të cilën kërkon nga Gjykata Themelore në Prizren, që të marrë vendim me të cilin obligohet Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Prizren, që ta sistemojë atë në një vend pune si mësimdhënëse.

Paditësja, përmes padisë, pretendon se DKA është e obliguar ta sistemojë atë në një vend të punës si mësimdhënëse, duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ 10/15 të Ministrisë së Arsimit, pasi që ka punuar për më shumë se një vit në institucionet arsimore sipas konkurseve të DKA-së.

Ajo po ashtu kërkon që të anulohen tre konkurse për mësimdhënës pasi që, sipas saj, janë zgjedhur kandidatët pa plotësuar kriteret e konkursit, t’i kompensohen rrogat e dy muajve që nuk i ka marrë dhe të obligohet e paditura që të paguajë shpenzimet e procedurës gjyqësore./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Rrëfehet Messi: Nuk isha përgatitur për t’u larguar nga Barcelona

Lionel Messi ka pranuar se iu desh të “rindërtonte jetën e tij” pas largimit tronditës nga Barcelona në vitin 2021. Gjithashtu ka nënvizuar vështirësitë e...

Zhduket një e moshuar në Rahovec

Një grua e moshës 86-vjeçare është zhdukur në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ndërsa operacioni për kërkimin e saj ka filluar. Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të...

Lajmet e Fundit