16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Mësuesi në Dragash dënohet me burgim me kusht pasi pranon fajësinë për rrahjen e nxënësit

Shtatë muaj burgim me kusht, ka shqiptuar Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash, ndaj Flamur Nebiut, i akuzuar për veprat penale “keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare apo autorizimeve publike” dhe “lëndim i lehte trupor”.

Aktgjykimi ndaj tij, është shpallur të enjten, pasi paraprakisht është aprovuar marrëveshja e arritur ndërmjet prokurorisë dhe të akuzuarit, për pranimin e fajësisë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi i çështjes Bekri Vehapi, ka thënë se dënimi me kusht ndaj të akuzuarit nuk do të ekzekutohet në afat verifikimi prej dy vjetësh, nëse ai nuk kryen vepër tjetër penale.

Marrëveshjen për pranimin e fajësisë, nuk e ka kundërshtuar as prokurori Milot Krasniqi, i cili ka thënë se qëndron pranë asaj që është nënshkruar në prokurori.

Avokati i të akuzuarit Hajrip Krasniqi, ka deklaruar se mbetet në tërësi pranë marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë.

“I mbrojturi im është njoftuar për kushtet dhe dënimin e rekomanduar nga ana e prokurorisë, ashtu që kjo marrëveshje është lidhur komfor dispozitave ligjore”, ka thënë ndër të tjera avokati Krasniqi.

Përveç dënimit me kusht, i akuzuari është obliguar që të paguajë edhe shpenzimet procedurale, 20 euro në emër të ekspertizës, 20 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 30 euro në emër të viktimave të krimit.

Prokuroria Themelore në Prizren, aktakuzën në këtë rast e kishte ngritur më 26 dhjetor 2018.

Flamur Nebiu, se më 19 tetor 2018, rreth orës 12:56, në Dragash, në objektin e shkollës së mesme “Ruzhdi Berisha”, ka keqpërdor detyrën ose autoritetin publik, me ç’rast e ka keqtrajtuar fëmijën, tani të dëmtuarin Z.F.

Sipas aktakuzës, e gjithë kjo ndodhur në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte duke luajtur futboll në sallën e edukatës fizike dhe ndërhyn tek një bashkë lojtar, me ç’rast i pandehuri ndërhyn me vrap në drejtim të të dëmtuarit dhe fillimisht tenton ta godas, e me pas e kap për krahu duke e qitur jashtë sallës dhe e sulmon fizikisht, duke e goditur me grushte dhe me dhunë e dërgon tek drejtori i shkollës.

Me ç’ rast, siç thuhet në aktakuzë, të dëmtuarin e frikëson dhe i shkakton lëndime trupore, duke e goditur me grushte në pjesë të ndryshme të trupit, lëndime këto të përshkruara edhe në ekspertizën mjekoligjore.

Me këto veprime, ai akuzohej se ka kryer veprën penale “keqtrajtimi gjate ushtrimit të detyrës zyrtare  apo autorizimeve publike”, e paraparë në nenin 198 paragrafi 2, nën paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës, si dhe veprën penale “lëndim i lehte trupor”, nga neni 188 paragrafi 3 i Kodit Penal të Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Ish-zëvendësministri për vrasjet në Kosovë: Duhet të angazhohet edhe AKI-ja, kjo është shndërruar në problem kombëtar

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, ka folur mbi ngjarjet e fundit në vend, ku është rritur numri i vrasjeve. Ai tha se pjesën...

Kompletohet grupi i Kosovës në Ligën e Kombeve

Lituania e ka mposhtur Gjibraltarin me rezultat 2-0, nga dy ndeshjet në kuadër të playoff-it të Ligës së Kombeve. Kështu lituanët do t’i bashkohen Kosovës...

Lajmet e Fundit