8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Mijëra qytetarë po vizitojnë Fatmir Limajn

FatmirLimaj-lirimi

(E plotësuar) Mijëra qytetarë të Kosovës, e në veçanti ish-pjesëtarë të UÇK-së, po vizitojnë Fatmir Limajn dhe bashkëluftëtarët e tij të cilët u shpallën të pafajshëm në rigjykimin e rastit “Kleçka”.

Mysafirët janë ndarë të kënaqur nga takimi me ish-komandant Çelikun, dhe thanë se edhe pse me vonesë drejtësia triumfoi.

Ndërkohë kryetari i Shoqatave të Luftës së UÇK-së, Muaharrem Xhemajli, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që edhe njëherë të shqyrtojnë mandatin e EULEX-it, meqë sipas tij, ky mision po i sjell vetëm dëme vendit, dhe si i tillë duhet të shkojë në shtëpi, raporton Klan Kosova.

Në varrezat e dëshmorëve të Kleçkës, ku edhe po organizohet pritja, Limajn e takuan përfaqësuesit e veteranëve të UÇK-së, shokë të tij të luftës, sikur edhe ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla.

Në Kleçkë pritje për qytetarë

Me rastin e rikonfirmimit të pafajësisë së ish luftëtarëve të UÇK-së në rastin ‘Kleçka’, bashkëluftëtarët e Brigadës 121 “Kumanova”, organizojnë pritje për të gjithë mysafirët, sot nga ora 10:00 deri në orën 17:00 në fshatin Kleçkë.

“Fatmirë Limaj bënë pritje sot në Kleçkë te Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve për të gjithë ish luftëtarët e UÇK-së, invalidët e luftës, familjarët e dëshmorëve dhe gjithë qytetarët që dëshirojnë për ta takuar pas lirimit nga burgu”, thuhet në një njoftim të Brigadës 121 “Kumanova”.

Gjithashtu bëhet e ditur se të hënën në orën 12:00 në Palestrën e Sporteve “Habib Zogaj” në Malishevë, ‘do të mbahet një tubim madhështor me rastin e triumfit te radhës së Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të Kosovës, dhe lirimit të komandant, Fatmir Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tij’.

“Të pranishmëve do t’iu drejtohet Fatmir Limaj me një fjalim për t’i përshëndetur të gjithë qytetarët e Malishevës dhe për t’i falënderuar për mbështetjen e dhënë gjatë gjithë proceseve që ka kaluar”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/

Më Shumë

32 vjet nga rënia e dëshmorit, Alush Kryeziu

Janë bërë 32 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Alush (Nezir) Kryeziu. Kryeziu ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare. Ai është përkujtuar sot...

Vdes një infermierie në Malishevë

Ka ndërruar jetë, Sadije Thaçi, e cila për vitë të tëra shërbeu si infermiere në QKMF-Malishevë. E ndjera, para disa kohe kishte dal në pension. Sadije...

Lajmet e Fundit