10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Ministrat rehatojnë gratë nëpër institucione

Janë të njohur si persona VIP dhe me ndikim në Kosovë, madje udhëheqin dikasteret qeveritare, të cilët janë kujdesur mjaft mirë që prej kohësh t’i rehatojnë gratë e tyre nëpër institucione shtetërore.

Universiteti i Prishtinës dhe kolegjet private janë vërshuar kryesisht nga bashkëshortët e bashkëshortet e udhëheqësve të Qeverisë së Kosovës. Puna e mësimdhënësit është mjaft e pëlqyeshme edhe për ligjvënësit e Kuvendit të Kosovë.

Deklarimi i pasurisë, që po publikohet nga Agjencia Kundër Korrupsionit, pos deklarimit të pasurisë ka nxjerrë në pah edhe punësimet familjare në institucionet publike e private të ministrave e deputetëve të Kuvendit.

Ish-kryeministri, tash ministër i Jashtëm, ka deklaruar se bashkëshortja i ligjëron në Kolegjin “Fama” nga ku paga vjetore i arrin në 18 mijë euro. /Zëri/

Më Shumë

Malishevë: Arrestohet një person për sulm seksual

Një person është arrestuar nga policia në Malishevë. Ai dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një femër. Rasti është raportuar të mërkuren, më 17 prill rreth...

Zyrtare: Roma konfirmon se De Rossi do të vazhdojë si trajner në 2024-25

Dan dhe Ryan Friedkin njoftojnë se Daniele de Rossi do të qëndrojë në krye të Roma-s në sezonin 2024-25. Pronarët e Roma-s, Dan dhe Ryan...

Lajmet e Fundit