10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Ministri Demiri premton përkujdesje për të gjithë qytetarët

Është prezantuar plani i punës me qëllim te organizimit dhe funksionalizimit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal e Republikës së Kosovës.

Në këtë takimin pune përveç Rasim Demiri, ministër i Zhvillimit rajonal morën pjesë, zëvendësministrat, Magbule Shkodra ,Esad Raci, sekretari Besim Kamberaj, anëtarët e kabinetit si dhe stafi civil i ministrisë.

Ministri Demiri ka potencuar që ministria në krye të së cilës është ai do të jetë e rëndësisë së madhe për Kosovën “sepse përmes subvencioneve, projekteve kapitale, granteve dhe programeve të tjera, do të ndikojë drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve jetësore të qytetarëve të vendit tonë”.

“Njerëzit profesionalistë të angazhuar në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal me punë do të dëshmojnë se kjo ministri është ndër më të rëndësishmet për të përmisuar në mënyrë direkte jetën e qytetareve”.

“Do të përkujdesemi për secilin qytetarë të Kosovës kur janë në pyetje bizneset familjare, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe çdo kërkesë që parashtrojnë qytetarët. Me kohë do të njoftojmë qytetarët për secilin konkurs tonin në mënyrë që të mund të kompletojnë dokumentacionin e nevojshëm dhe të aplikojnë për projekte të caktuara. Ministria për Zhvillim Rajonal do t’ia ofrojë mundësinë secilit i cili ka interesim të merret me ndonjë biznes”, ka thënë ministri Demiri.

Më Shumë

Moti sot: Shi dhe reshje bore

Në Kosovë parashihet që sot të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në viset...

Policia shqipton mbi 1 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1082 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit