14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Minoritetet, përcaktuese për fatin e Thaçit

hashim thaci 3Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, nuk do ta ketë shumë të lehtë që t’i bindë deputetët e koalicionit qeverisës që ta votojnë atë për president. Pakënaqësitë e deputetëve të PDK-së dhe LDK-së rreth koalicionit qeverisës kanë bërë që numri i deputetëve në grupet parlamentare të këtyre dy partive të tkurret. Kësisoj vota e deputetëve të minoriteteve do të ishte përcaktuese nëse Hashim Thaçi do të ulej në karrigen e të parit të shtetit.
Hashim Thaçi nuk e ka të sigurt nëse do t’i marrë votat e mjaftueshme nga deputetët e PDK-së dhe LDK-së, në kohën kur do të votohet për president të vendit në vitin 2016. Pakënaqësitë e deputetëve të të dy taborëve për koalicionin qeverisës kanë bërë që numri i deputetëve nga këto dy parti të tkurret.

Tani partnerët e koalicionit qeverisës së bashku në Kuvend numërojnë hiq më shumë se 57 deputetë. Kësisoj vota e deputetëve të minoriteteve do të ishte përcaktuese nëse Hashim Thaçi do të ulej në karrigen e të parit të shtetit.

Njohës të çështjeve politike vlerësojnë se koalicioni PDK-LDK qysh në seancat e para të Kuvendit ka dëshmuar se ka probleme të brendshme, sidomos në sigurimin e votave. Sipas tyre, nëse ky trend vazhdon, atëherë as Hashim Thaçi nuk do ta kishte shumë të sigurt se do të merrte vota të mjaftueshme për president nga deputetët shqiptarë të partive në pushtet.

Analisti Artan Muhaxhiri mendon se me këtë gjendje dhe me të gjitha këto pakënaqësi publike të deputetëve të këtyre dy partive, do të jetë shumë vështirë edhe për Isa Mustafën që ta bëjë punën e tij si kryeministër, dhe për Hashim Thaçin, që në mënyrë të qetë ta presë vitin 2016 dhe ta marrë postin e presidentit.

Sipas tij, këto pakënaqësi nuk guxojnë të injorohen sepse nëse injorohen, atëherë, sipas tij, vetëm sa do të fuqizohen dhe do të shkaktohen probleme në funksionimin normal të koalicionit.

Ndërsa, analisti tjetër Nexhmendin Spahiu vlerëson se më shumë se sa nga vota minoriteteve, fati i koalicionit dhe i Hashim Thaçit për president, varet nga zgjedhje e brendshme në LDK që pritet të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm. E, nëse Mustafa zgjidhet kryetar i LDK[së, atëherë sipas tij, përcaktuese se kush do të jetë president i vendit do të jetë Lista Serbe. /Tribuna/.

Më Shumë

Osmani merr pjesë në tubimin përkujtimor në 25 vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në tubimin përkujtimor në 25 vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe, me fillim të...

Mot me diell dhe i ngrohtë

Për sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Era do fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë...

Lajmet e Fundit