11.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Mirëmbajtja kaotike e varrezave në Prizren

Varrezat e prizrenitDemë Kelmendi me banim në Prizren është dashur që të shkonte tri herë brenda një dite deri te varrezat e qytetit për të aranzhuar një ‘parcelë’ për varrimin e nënës së mikut të tij, shkruan sot Koha Ditore.

Detyrimi për të vajtur disa herë ka ardhur si pasojë e mungesës së hapësirave për varre.

“Më është dashur që të negocioja disa herë me varrmihësit. Negociatat janë zhvilluar për hapësirën dhe për hapjen e varrit. Fillimisht më është thënë se nuk ka vende, pastaj se nuk mund të hapin varrin shkaku se janë të ngarkuar me punë, për shkak të disa varrimeve në të njëjtën ditë”, rrëfen Kelmendi.

Sipas tij, negociatat nuk kanë prodhuar asnjë rezultat përderisa nuk janë numëruar paratë. Vetëm atëherë janë gjetur zgjidhjet.
“Nuk po dua të paragjykoj asgjë, mbase edhe kanë pasur të drejtë. Por besoj se i tërë sistemi i menaxhimit dhe mirëmbajtjes së varrezave myslimane duhet të ketë një organizim më të mirë”, ka thënë ai.

Sipas qytetarëve të Prizrenit, nuk janë vetëm këto raste kur duhen ofruar paratë. Edhe mirëmbajtja e varreve kushton. Zakonisht “pazari” bëhet në prag të festave fetare./koha ditore/

Më Shumë

Sot diplomon gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës

Sot me fillim nga ora 09:00 në sallën “1 tetori” do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Në...

Duda Balje u ndalua nga autoritetet serbe në kufi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar mëngjesin e sotëm nga autoritet serbe në pikën kufitare në Merdare. Sipas “EO”, ajo ka qenë...

Lajmet e Fundit