10.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Mjeku i UÇK-së ftohet nga Specialja

Gjykata Speciale e ka ftuar për intervistim Fadil Bekën, doktor që shërbeu gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili ka thënë se Beka duhet të jetë krenar me veprimtarinë e tij gjatë dhe pas luftës.

“Sapo mora lajmin që një ndër doktorët me të mirë që ishte në luftën e fundit në Kosovë dhe në radhët e UÇK-së, bashkluftëtari im Fadil Beka është ftuar nga Gjykata Speciale, unë i them doktorit të ndihesh krenar me veprimtarinë tënde gjatë luftës por edhe mbas luftës për kontributin tënd në shtet formimin e Kosovës, çdo herë do jemi përkrah dhe në mbrojtje të vlerave të luftës, luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund ta njëllos dhe ta gjykoj askush!”, ka shkruar Gucati.

Fadil Beka, që është edhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, njihet si kirurgu i UÇK-së, për veprimtarinë e tij të madhe gjatë kohës së luftës, ku në kushte të vështira bënte operimin e të plagosurve.

Më Shumë

Analiza e sigurisë dhe planet për vitin 2024

Mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e Komunës së Prizrenit u zhvillua sot në sallën e Kuvendit të Komunës,...

Greikoci me vetëkontribut ndërtoi objektin e shkollës

“Arsimi është një bimë tejet kryeneçe, e cila nuk gjelbëron e as që lidh kokërr në qoftë se nuk ujitet me lot e...

Lajmet e Fundit