10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

MMPH-ja aprovon ankesën e Totajt, për renovimin e objektit të PDK-së në Prizren

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, është ankuar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, pas pezullimit të lejes për renovim të objektit të selisë së PDK-së, nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor e komunës së Prizrenit.

Pas shqyrtimit të ankesës nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përkatësisht nga organi i shkallës së dytë i departamentit ligjor ka aprovuar ankesën e tij.

“Aprovohet si e bazuar ankesa e Shaqir Totaj-kryetar i PDK-së dega në Prizren, si dhe anulohet aktvendimi i datës 5 korrik 2019, për pezullimin e lejes nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor”, thuhet në aktvendim.
PDK ka akuzuar sërish kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka, për ndërprejrn e punimeve të objektit.
“Me këtë vendim Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e nxjerr Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor të komunës së Prizrenit si organ jo serioz, ku në rastin konkret të paktën për qështje morale, do duhej të jepte dorëheqje drejtori komunal i DUPH-së, për këtë veprim skandaloz rreth pezullimit të lejes, vetëm 24 orë pas lejes për renovim të zyreve të PDK-së”, thuhet në reagim të PDK-së në .

“Gjithashtu më skandaloze këtë veprim e vërteton edhe kryetari i komunës së Prizrenit, amatori politik Myta, i cili theksoi se pasi është lëshuar leja për renovim, nuk janë plotësuar të gjitha specifikacionet, ndërsa në vendimin e MMPH-së deklarohet e kundërta, duke na dhënë të drejt renovimi në objektin e PDK-së dega në Prizren dhe duke e shpallë vendimin për pezullim të lejes si të pa ligjshëm”.

“Pas kësaj situate të krijuar ky pushtet dhe ky koalicion, duhet që sa më shpejt të lëshoj rrugë për zgjedhje të jashtëzakonshme, sepse dita e ditës po e dëshmojnë jo-profesionalizmin sesi qeveriset me pushtetin lokal, sepse këta amatera politik me veprime të tilla po abuzojnë me pozitat e tyre, dhe në fund më së keqi po e pëson qytetari i Prizrenit, me veprime të tilla prej adoleshentësh, duke e degraduar skajshmërisht funksionimin normal, nga keq-qeverisja e koalicionit jo-parimor”./PrizrenPress.com/

 

Kliko vendimin

file:///C:/Users/PC/Desktop/Vendimi%20i%20Ministrise%20se%20Mjedisit%20dhe%20Planifikimit%20Hapesinor.pdf

Më Shumë

Kupa e Kosovës, nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve

Nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës. Në fakt, ndeshjet ishin planifikuar të luhen në javën e kaluar, por Federata e Futbollit...

Liria zyrtarisht bie nga Superliga

Liria edhe matematikisht i ka humbur gjasat për mbijetesë, ndonëse ishte dorëzuar kohë më pak. Skuadra prizrenase gjashtë xhiro para fundit nuk ka më gjasa...

Lajmet e Fundit