11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Molliqaj apelon edhe për protesta – në mbrojtje të demokracisë, kundër PDK-së

DardanMolliqaj-vvSekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, nuk e ka përjashtuar mundësinë e protestave kundër PDK-së. Tha se të gjithë ata që duan të mbrojnë Republikën dhe demokracinë duhet të dalin në rrugë, me kundërshtu një qeveri të mundshme të PDK-së.

“Bashkëqeverisja me PDK-në në çfarëdo varianti me apo pa Thaçin, me parime të njëjta qeverisje do të dëmtoj interesat e Kosovës dhe për këtë kemi një pozicionim të subjekteve që nuk do të diskutojmë fare me PDK’në dhe tash është reflektimi i PDK-së në këtë situatë që duhet me kuptu, që nuk ka vullnet politik të subjekteve në Kosovë që me kriju qeverinë me të. Nëse ai mendon që nëpërmjet metodave të kushtëzimeve, të kapjeve të institucioneve, blerjeve eventuale të deputetëve, shantazhit, kërcënimit, mendoj se të gjithë ata që kanë interes me e mbrojtë Republikën dhe demokracinë duhet me thirrë në vetëdije qytetare dhe bashkë me qytetarët me dalë në rrugë dhe me kundërshtu, me protestu në rrugë kundër PDK-së”, tha Molliqaj në Interaktiv të KTV-së.

Molliqaj tha se nëse VV nuk arrin marrëveshje me Bllokun, nuk do të marrë pjesë në seancën konstituive.

Optimist për marrëveshje me Bllokun: LDK bëri hapa cilësorë

Dardan Molliqaj, pas takimit të sotëm me zyrtarë të Bllokut u shpreh optimist lidhur me arritjen e një marrëveshje për ndërtimin e institucioneve. Molliqaj tha se në takimet e sotme siç tha ai, LDK bëri hapa “cilësorë”.

Tha se situata në vend do të ishte më dinamike, sikurse të ishte arritur më herët marrëveshja në mes të VV-së dhe Bllokut.

“Ajo që u diskutu sot, mendoj që një ndryshim, jashtëzakonisht që u vërejt është subjekti i LDK-së brenda Bllokut, qëndrimit të Isa Mustafës dhe Kujtim Shalës në takimin e sotëm për mu kanë qenë jashtëzakonisht korrekte, dhe kanë një ndryshim mund të them, shumë pozitiv, dhe i krahasueshëm, shumë për të mirë me atë që ka qenë më herët”, tha Molliqaj në “Interaktiv” të KTV-së.

Ai tha se, PDK po tenton me çdo kusht të mbajë shtetin, derisa tha se Gjykata Kushtetuese, me vendimin e saj, po i ndihmon PDK’së dhe po bënë puq institucional.

Më Shumë

Lajmet e Fundit