6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Molliqaj: Isa është tinëzari më i madh në Kosovë!

DardanMolliqaj-vvSekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj tha se për të Isa Mustafa është personi më tinëzar në gjithë skenën politike në Kosovë. Gjatë intervistës dhënë për “Rubikon” të KTV-ë, Molliqaj ka treguar për takimin që kanë pasur ai dhe Albin Kurti me Isa Mustafën dhe Kujtim Shalën, në ditën e 19 nëntorit, para mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Molliqaj tha se ai e ka pyetur direkt Mustafën se cili është mendimi i tij, se a ka dëshirë që ai të shkojë në një koalicion me PDK-në, por ai i ishte shmangur një përgjigje konkrete.

“Lajmi i zyrtarizuar me 19 nuk mund të themi që ishte krejtësisht befasues, por mund të themi se nuk ishte krejtësisht i pranueshëm, e kjo pas pesë muajsh bashkimi kundër qeverisjes me PDK-në”.

“Ne e kemi takuar z.Mustafa me Kujtim Shalën në orën 11 e gjysmë, në datën 19, dhe në këtë takim është bërë e qartë se në pyetjen tonë se a mund të qeverisni me PDK-në, ai ka thënë se çfarëdo që do të jetë vendimi i Këshillit të Përgjithshëm ai do ta respektojë. Ne e kemi ftuar këtë takim”.

“Z.Mustafën mund ta përshkruaj si personin më tinzar në krejt skenën politike, asnjëherë nuk është i drejtpërdrejtë dhe çdo gjë që planifikon e ka në mënyrë tinëzare. Unë e kam pyetur për mendimin e tij personal, pavarësisht vendimit të KP-së, dhe ai më tha nuk mund të vendosë se cili është qëndrimi i tij. Nuk na u shpjegua, por ai supozonte që nuk ka ndodhur ndonjë takim me PDK-në dhe asgjë nuk është definitive”.

“Ai nuk donte të tregonte planet dhe interesant e tij personale. Shpjegimi i tij historik gjithmonë është se ai asnjëherë s’ka dashur të bëhet, por të tjerët kanë vendosur për të”.

“Në fund doli që ai gjithmonë është fshehur prapa interesave të veta”, ka thënë Molliqaj për KTV./gazeta blic/

Më Shumë

Divorci Besi-Xhensila? Habit avokati: Ata po ndahen për pasuritë e Ilir Metës, kanë vila e prona miliona euro

Avokat Idajet Beqiri teksa ka komentuar ndryshimin e stilit të jetesës së kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka theksuar se edhe aktori...

56 vjet nga vdekja e novelistes amerikane, Edna Ferber

E quajtur “Novelistja më e madhe amerikane e kohës së saj”, novelistja dhe dramaturgja fituese e çmimit Pulitzer, Edna Ferber vdiq 55 vjet më...

Lajmet e Fundit