16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Moshatarët pësojnë nga nxënësit problematikë në Prizren

Zemërimi i pakontrolluar i një nxënësi të shkollës fillore të mesme të ulët “Fadil Hisari” në Prizren, për shkak të një mosmarrëveshjeje, ka bërë që ai të ndërmarrë veprime të dhunshme ndaj shokut të klasës, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, me përdorimin e armës së ftohtë.

Si pasojë e këtij incidenti të rëndë, që ka ndodhur të hënën e javës së kaluar, viktima ka përfunduar në Spitalin rajonal të Prizrenit, përderisa i dyshuari për kryerjen e veprës penale është vënë nën masën e arrestit shtëpiak, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndodhia që përgjithmonë do të lërë kujtime të hidhura në memorien e dy nxënësve sipas rrëfimeve të tyre të dhëna para organeve kompetente kishte ndodhur për shkak të zënkës së nisur për postimet në rrjetet sociale, e cila më pas në kontakt të drejtpërdrejtë ka kaluar në dhunë fizike, jashtë oborrit të shkollës.

“Sipas deklaratave të nxënësit-viktimë, zënka ka filluar një ditë para incidentit, përmes internetit dhe ka vazhduar të nesërmen, më 30 mars, në shkollë, për çështje banale. Gjatë pushimit të gjatë, gjersa kanë qenë jashtë oborrit të shkollës, nxënësi i dyshuar ka marrë diku në afërsi thikën dhe ka sulmuar nxënësin-viktimë, duke i shkaktuar lëndime në shpinë dhe fatmirësisht që mjeti i ftohtë me këtë rast nuk ia ka prekur organet e brendshme”, ka thënë drejtori i Arsimit në Komunën e Prizrenit, Nexhat Çoçaj../Koha Ditore/

Më Shumë

Në SBASHK shtohen kërkesat për të rikthyer protestat e grevat

Në takimin e rregullt me kryetarët e nivelit komunal dhe të universiteteve që ka organizuar SBASHK-u janë zhvilluar biseda për situatën aktuale në arsim...

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një vetaksident ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”. Nga ky rast nuk raportohet se ka ndonjë person të lënduar, por vetëm me dëme materiale. E...

Dhimbja

Lajmet e Fundit