10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Muja e Kabashi revoltojnë familjet e dëshmorëve në Randobravë

RamadanMuja-LulezimKabashiFamiljarët dhe bashkëluftëtarët e dëshmorëve në Randobravë janë të revoltuar për moskujdesin e lapidarit të dëshmorëve. Ata janë të revoltuar sic thonë “retorikën boshe” të kryetarit Ramadan Muja dhe nënkryetarit Lulëzim Kabashi.

Ramadan Muja, zakonisht gjatë festave shtetërore dhe ato që organizohen nga komuna, pikënisje të kremtimeve ka varrezat e dëshmorëve në Landovicë, ku më pas ai prononcohet për medie.

Me rastin e shënimit të 7 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë ,gjatë homazheve në këtë vend ku prehen të qetë bijtë më të shtrenjtë të kombit nga komuna e Prizrenit ,ai në mes tjerash, tha se dëshmorët ishin ata që i vendosen themelet e shtetit të Kosovës, dhe për këtë arsye, tha ai, ne gjithmonë duhet të punojmë që brezat e rinj të ushqehen me historinë e dhimbshme dhe sakrificën e mundimshme e të bërit shtet.

Një gjë të tillë, e pohoi edhe nënkryetari i komunës, Lulzim Kabashi, i cili edhe dje në seancën e fundit të Kuvendit të Prizrenit, deklaroi publikisht se është më i thirrur si përfaqësues i institucioneve lokal,e që të flas dhe t’i mbrojë vlerat e luftës së UÇK-së dhe tu dal në ndihmë edhe familjeve të dëshmorëve, që mos të neglizhohen ato nga institucionet.

Por, këto deklarata të 17 shkurtit të këtij viti në Landovicë, e kishin shqetësuar veteranin e UÇK-së, Lulzim Ferati, nga Randobrava, i cili ishte i pranishëm në momentin e prononcimit të zyrtarëve më të lartë komunal. Këto deklarata e nxiten atë që të na bëjë ftesë për të vizituar lapidarin e dëshmorëve në Randobravë, i cili ishte në gjendje të mjerueshme. Lapidari i dëmtuar për 5 vite, dhe askush nga organet kompetente nuk kishte ndërmarr asgjë.

I shqetësuar tejmase, bashkëluftëtari i dëshmorëve të këtij lokaliteti, Lulzim Ferati, shpreh habinë se pse është lejuar nga organet kompetente zvarritja e riparimit të hapësirave dhe lapidarit. Ai thotë më tej se është e habitshme neglizhenca e institucioneve në këtë rast, të cilët thirren në mbrojtje të vlerave të UÇK-së.Përkundër se jeton në kushte të vështira ekonomike, ai thotë se gjendja në të cilën ndodhet vendi ku figurojnë emrat e atyre që flijuan jetën e tyre për Lirinë që po e gëzojmë, po i’a gërryen zemrën:” Jetoj në kushte të vështira ekonomike së bashku me familjen, por më së shumti më shqetëson dëmtimi i këtij lapidari të bashkëluftëtarëve të mi, të cilët u flijuan për Lirinë e Kosovës, dhe askush nuk merr masa për rregullimin e lapidarit, ndërsa partitë politike gjatë fushatave e kanë gojën plotë me premtime, e në fakt nuk realizojnë asgjë”,thekson ai. Të njëjtin shqetësim ka edhe, Behxhet Rexhepi,babai i dëshmorit, Nuhi Rexhepi.

Ai thotë se askush nuk ka dijeni se si është rrëzuar një pjesë e lapidarit, duke thënë se ka mundur të ndodh nga erërat e fuqishme, por nuk e përjashton mundësinë që një gjë e tillë të është bërë edhe nga dora e njeriut.

Rexhepi, thotë se për këtë çështje janë në dijeni shumë organe institucionale,duke shtuar se vitin e kaluar kryetari Muja i’u kishte premtuar se kjo çështje do të rregullohet, por deri më tani asgjë konkrete nuk është ndërmarr në riparimin e këtij monumenti, theksoi ai. Familjarët e dëshmorëve dhe veteranët e UÇK-së, kërkojnë më shumë angazhime nga institucionet, që të përkujdesen për mirëmbajtje të vendeve ku kujtohen me pietet , bijtë më të shtrenjtë të atdheut. /TVPZ/

Më Shumë

“Krizë” për Vjosa Osmanin: Veç 1 mijë e 168 euro në bankë

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë. Në mesin e personave zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë janë edhe krerët e...

KPF-ja e rekomandon Kuvendin e Prizrenit që të bëjë bartjen e mjeteve për vitin 2024

Në mbledhjen e sotme të Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prizrenit, u shqyrtua dhe diskutua pika e rendit të ditës lidhur...

Lajmet e Fundit