10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Murati: Të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme

Valon MuratiValon Murati, sekretar i përgjithshëm në Lëvizjen për Bashkim, ka komentuar në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend pas zgjedhjeve të përgjithshme të 8 qershorit. Zgjidhjen e ngërçit politik në të cilin po ndodhet Kosova aktualisht, Murati e sheh në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Po flitet për një qeveri teknike apo me bazë të gjerë, që do të kishte një kryeministër të dobët. Ky do të ishte varianti më i keq për vendin dhe stabilitetin e tij politik. Varianti më i mirë, e që do të duhej të ishte pjesë e një vendimmarrje konsesuale, pa marrë parasysh vendimet e Gjykatës Kushtetuese, do të ishte që presidentja në bashkëpunim me partitë politike të merreshin vesh që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë Murati në një postim në Facebook.

Sipas tij, këto zgjedhje do të ishin përgjigja më e mirë realitetit politik që është krijuar pas zgjedhjeve të qershorit, ndërsa, siç thotë Murati, për të gjithë do të ishte më mirë që të kemi një qeveri stabile dhe cila do të reflektonte realitetet e reja politike.

“Në anën tjetër kjo situatë politike e krijuar pas zgjedhjeve të qershorit, do të duhej që ta vetëdijesonin tërë garniturën politike në Kosovë, për domosdonë e rirregullimit kushtetues të shtetit të Kosovës, i cili shfaq paqartësi dhe nevojë për interpretim edhe për gjërat aq bazike siç është mandatimi i kryeministrit apo zgjedhja e kryekuvendarit. Normalisht, kjo punë nuk është e lehtë, për shkak të fuqisë bllokuese që kanë pakicat, e sidomos serbët në Kuvendin e Kosovës”, përfundon Murati.

Më Shumë

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell. Pritet që lokalisht të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu,...

Malishevë: Arrestohet një person për sulm seksual

Një person është arrestuar nga policia në Malishevë. Ai dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një femër. Rasti është raportuar të mërkuren, më 17 prill rreth...

Lajmet e Fundit