9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Mustafa: Deklarata e 2 Korrikut shënon kthesën historike

IsaMustafa-LDKMe rastin e 2 Korrikut – Ditës së shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka përgëzuar qytetarët e vendit, si dhe deputetët e Kuvendit të atëhershëm, të cilët e shpallën këtë deklaratë.

“Më lejoni që në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe në emrin tim, t’ju shpreh urimet më të përzemërta me rastin e 2 Korrikut – Ditës së Deklaratës së Pavarësisë.

Gjithashtu, dua t’ju shpreh urime të veçanta deputetëve të Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, të cilët, duke e shpallur Deklaratën e 2 Korrikut, e institucionalizuan kërkesën e kahershme të popullit të Kosovë për liri dhe pavarësi.

Deklarata e 2 Korrikut dhe aktet që e pasuan atë, shenojnë kthesën historike në përpjekjet e Kosovës për liri, pavavësi dhe demokraci, të cilat u artikuluan fuqishëm në dekadën e fundit të shekullit XX sidomos nga Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, i cili gjithmonë thoshte se 2 Korriku i vitit 1990 është njëra ndër datat më të rëndësishme të historisë moderne të Kosovës, e cila u parapriu akteve të tjera madhore, si Kushtetuta e Kaçanikut dhe Referendumi për pavarësi i vitit 1991.

Andaj, LDK-ja do të ketë kujdes të veçantë për nderimin e kësaj date, e cila do të kujtohet përherë si njëra ndër momentet vendimtare në udhën tonë të gjatë për liri, pavarësi dhe demokraci”, tha kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Më Shumë

Mirlind Daku flet për herë të parë: E kam pritur ftesën nga Kombëtarja, por është vendim i Sylvinhos

Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur me humbje vitin 2024, pasi u mund në miqësoren e parë për këtë muaj nga Kili me rezultat...

E mitura që u raportua e zhdukur dyshohet se u dhunua nga dy persona në Prizren

Një e mitur e cila u raportua e zhdukur më 16 mars nga familjarët e saj, është gjetur nga policia dy ditë më pas...

Lajmet e Fundit