16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Mustafa president, Thaçi kryeministër

Shefi i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa është para një halli të madh.

Me përfundimin e mandatit të presidentes së vendit Atifete Jahjaga, kryeministrit të Kosovës i janë shpjeguar dy skenarë, për të cilat RTV Dukagjini ka marrë vesh nga burime ndërkombëtare.

Edhe njëri edhe tjetri skenar, Mustafën e vendosin para dy zgjedhjeve të vështira.

Të bëhet president i vendit dhe kësisoj t`i hap rrugë kryetarit të PDK-së Hashim Thaçi për t`u bërë sërish kryeministër, ose që të mbështes Thaçin për president, por pa pasur garanci se qeverisja e tij do të vazhdojë edhe pas një veprimi të tillë.

Sipas të njëjtave burime, në rast se Hashim Thaçi zgjedhet president, ai do ta linte Partinë Demokratike të Kosovës në duar të Kadri Veselit apo kujtdoqoftë tjetër në PDK, duke dhënë dorëheqje nga kreu i partisë, raporton RTV Dukagjini.

Cilido nga krerët e ardhshëm të PDK-së, nuk do t`i garantonte kryetarit të LDK-së që marrëveshja për koalicion do të vazhdonte, bazuar në marrëveshjen e nënshkruar nga Hashim Thaçi e Isa Mustafa për bashkëqeverisje deri në vitin 2018.

Kësisoj koalicioni do ta mund të shpërbëhej dhe Mustafa do të mbetej pa e përfunduar mandatin.

Vet kreu aktual i PDK-së, Hashim Thaçi ka thënë në një intervistë për RTV Dukagjinin se nuk e ka jetike të zgjedhet president i vendit, dukë thënë se këtë mundësi e ka pasur dy apo tri herë.

Ai duke folur për këtë post, ka thënë se si kryetar i partisë demokratike të Kosovës do të respektojnë në plotni marrëveshjen me partinë e Isa Mustafës e që nënkupton se në fillim të muajit prill Thaçi do të duhej të zgjedhet i pari i vendit.

Se Hashim Thaçi do të zgjedhet në këtë pozitë e ka thënë tashmë publikisht edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, madje duke i uruar publikisht Thaçit postin e presidentit të vendit.

Ndërrimi i roleve, Mustafa Thaçi, është përmendur kaherë edhe nga zyrtarë të larët dhe deputet të PDK-së, siç janë Rrustem Mustafa Remi dhe disa të tjerë.

Përderisa disa deputet të Lidhjes Demokratike të Kosovës haptas kanë thënë se do të votonin kundër që Hashim Thaçi të zgjedhet president i vendit. /RTV Dukagjini-Telegrafi/

Më Shumë

Juventusi nis punën për transferimin e Zhegrovës

Juventusi në verë mund të nënshkruaj me yllin e Kosovës, Edon Zhegrova. “Zonja e Vjetër” rikthehet në Ligën e Kampionëve, prandaj do të investojë në...

Suharekë: Sot varroset personi që dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sdjeshme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Lajmet e Fundit