7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Mustafa: Qeveria rrëzohet dhe ndërrohet vetëm me vota, jo me protesta

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë Qeveria e Kosovës mund të ndërrohet vetëm me votën e qytetarëve të Kosovës. Ai ka thënë se me protesta nuk mund të rrezohet qeveria.

“Punën secili subjekt politik mund ta tregojë në mënyra të ndryshme, dhe me vota duhet ta provojë marrjen e pushtetit. Rrëzimin e qeverisë me protesta e din edhe Kurti se nuk mund të behët. Ky dyshim behët vetëm me votë. Këtë ata duhet ta provojnë kur të vije kohë, pas përfundimit të mandatit të kësaj qeverie.”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka thënë Gjykata Speciale ka filluar në vitin e kaluar. Ai ka treguar thënë se formimi i kësaj gjykata është vetëm në përfundim dhe sipas tij tani vetëm pritet një konfirmim i gjykatës Kushtuese dhe të procedohet në Kuvend.

” Nuk është e lehtë edhe për neve që të ketë një gjykatë jashtë vendit, por kjo tani do të ndodhë. Edhe deputetët e LDK’së do ta votojnë këtë”, ka thënë Mustafa.

Kurse, sa i përket Forcave të Armatosura të Kosovës ka thënë se janë duke diskutuar edhe me pakicat që janë në Kosovë që formimi i tyre të votohet.

“Ndryshimet kushtetuese janë përgatiti. Është dhënë edhe pëlqimi iGJK, por mbetet vetëm çështja e fitimit. Ne në Kuvend do të shkojmë edhe kur t’i kemi 80 vota, pra edhe 2/3 e pakicave. Unë mendoj se ato do t’I bëjmë. Unë mendoj se duhet të presim edhe muaj, edhe me listën serbe dhe minoritete tjetër”, tha Kryeministri.

Ai më tej, ka përjashtuar mundësin që FAK-u të negociohet në Bruksel, pasi sipas tij kjo kish me mbet çështje pazaresh.

Ai ka thënë se nuk do te këtë pako për votimin e FAK dhe Gjykatës. Sipas tij këto janë çështje te ndara dhe do të votohen si të tilla.

Derisa, për Mustafa, ka thënë se çështja e barrikadave mbi lumin Ibër është në dorë të institucioneve ndërkombëtare.

Ai tha se për 16 vjet nuk kanë arritur ta ushtrojnë plotësisht sovranitetin në gjithë vendin, sepse po ta bënin një gjë të tillë nuk do të kishte nevojë për bisedime. Megjithatë, ai në televizionin publik tha se edhe në këtë drejtim ka përparim.

Isa Mustafa nuk dëshiron ti komentojë deklaratat nacionaliste të Edi Ramës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Kosova dhe Shqipëria duhet të punojnë së bashku për të ecur drejtë Evropës.

Mirëpo, Mustafa ka thënë se deklaratat e Ramës për bashkim mes këtyre dy shteteve i takojnë vetëm atij duke mos dashur ti komentojë.

“Nuk me takon mua si kryeministër i Kosovës ti komentoj deklarata e kryeministrit Rama”.

I pari i qeverisë së Kosovës gjatë një interviste në “Debat” të RTK’së ka thënë se nuk ka qenë pjese e deklaratave nacionaliste të Ramës, por ka thënë se ato i ka dëgjuar.

Më Shumë

Juventusi nis punën për transferimin e Zhegrovës

Juventusi në verë mund të nënshkruaj me yllin e Kosovës, Edon Zhegrova. “Zonja e Vjetër” rikthehet në Ligën e Kampionëve, prandaj do të investojë në...

Vodhi kuletën e një gruaje tjetër, policia shpall në kërkim të dyshuarën nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuare për veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”. Policia njofton...

Lajmet e Fundit