2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Mustafa i quan dyfytyrësh VV-në, AAK-në dhe Nismën

Isa Mustafa14-27(E plotësuar) Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa i ka quajtur dyfytyrësh deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të Vetëvendosjes dhe ata të Nismës, të cilët organizuan dhe mbështetën protestën e djeshme.

Thotë se këta deputetë dy ditë më parë votuan për likuidimin e Trepçës dhe ishin të gatshëm që atë t’ua falnin kreditorëve nga Serbia dhe Greqia.

“Vetëvendosja, AAK-ja dhe Nisma, më 19 janar 2015 votuan kundër ndryshimit të ligjit, i cili duhej të nxirrej në momentet e fundit në Kuvend, për të pamundësuar një vendim gjykate e cila e qonte Trepçën në likuidim. Këta që dje thërrisnin Trepça është e jona dhe bartnin pankarta, atë ditë ishin të gatshëm që Trepçën t’ua dorëzonin kreditorëve, të cilët janë nga Serbia e Greqia, shqiptarë e serbë të korruptuar dhe me dokumente të dyshimta. Kjo është e vërteta jonë për Trepçën në këto momente dhe dyfytyrësia jonë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Mustafa: Trepça është në territorin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se protestuesit nuk kanë nevojë të bërtasin ‘Trepca është e jona’, pasi ajo gjendet në Kosovë dhe se nuk duhet frikësuar nga fjalët që vijnë prej Serbisë.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të Mustafës:

Ata, që iu mbet merak me e dërguar Trepçën në likuidim, për ti zhdukur të gjitha gjurmët e vjedhjeve, kontrabandës, keqpërdorimeve dhe manipulimeve, tani e quajnë të shantazhuar Qeverinë e cila së bashku me shumicën e deputetëve të Kuvendit e shpëtoi në momentin e fundit nga falimentimit dhe nga mbetja pa punë e mbi 5,000 punëtorëve.

Pse kemi nevojë të thërrasim se “Trepça është e jona”, kur ajo është në territorin tanë, siç janë të gjitha pronat e tjera. A duhet të thërrasin në protesta që Kosova është e jona?!. Mos u frikësoni nga fjalët që vijnë nga Serbia, sepse ato janë fjalë e kjo është tokë, e jona. Frikësohuni nga ata që manipulojnë me emocionet e qytetarëve për ta shkatërruar pasurinë dhe për ta rrënuar demokracinë, edhe ashtu të brishtë, të këtij vendi.

Më Shumë

Hysni Temaj, luftëtari i lirisë që ia kthehu krenarin kombit

25 vjet nga rënia e dëshmorit Hysni Sylë Temaj Hysni Sylë Temaj, u lind më 15.11.1976 në fshatin Kushnin të Hasit, që shtrihet rrëzë maleve...

Kirurgu i Spitalit të Prizrenit, Zgjim Berisha aderon në Vetëvendosje

Kirurgu i Spitalit Regjional të Prizrenit, Dr. Zgjim Berisha ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje në Prizren. “Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren çdo ditë e...

Lajmet e Fundit