10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Mytaher Haskuka ende s’ka plan vjetor të punës

Ekzekutivi i Komunës së Prizrenit ende nuk e ka hartuar planin vjetor të punës, ndonëse kanë kaluar 100 ditët e para të qeverisjes.

Sipas drejtuesve të Qeverisë komunale ky planifikim nuk është jetësuar për shkak të problemeve të shumta brenda Administratës lokale.

Madje ata kanë pranuar se kjo periudhë kohore nuk ka qenë e mjaftueshme për stabilizimin e gjendjes në Komunën e Prizrenit. “Në përgjithësi, për shkak të problemeve që po i hasim nuk kemi mundur ta stabilizonim Komunën”, ka thënë kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka.

Ai ka theksuar se në këtë drejtim ka sfida të shumta dhe se telashet e trashëguara në këtë moment po e pamundësojnë krijimin e një plani vjetor të punës.

Më Shumë

Siguria në Prizren, vlerësohet e mirë

Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, kolonel Faton Alija, ka pritur në takim Besar Gashin, drejtori i Departamentit për Operative të SHKK nga Drejtoria...

Latifi: Kosovës i duhet ndihma profesionale, jo `dyqanet e kirurgjisë`

Kirurgë shqiptarë në mërgatë do ta ndihmojnë Kosovën dhe shëndetësinë e saj, përmes Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës. Kryetari i këtij kolegji Dr. Rifat...

Lajmet e Fundit