21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Mytaher Haskuka mbyll kopshtin e fëmijëve me arsyetimin se janë gylenistë

Zyrtarët e kopshtit “Yllka”, kanë vetëm një orë kohë për ta liruar objektin në të cilin marrin mësime më shumë se 240 fëmijë kosovarë. Inspektorati i komunës së Prizrenit e ka urdhëruar drejtorinë e kësaj Komune, e cila përbëhet nga zyrtarë turq që menjëherë të largohet nga objekti si dhe nga e gjithë Komuna e Prizrenit. Drejtori i kopshtit, Mehmet Yeman, pjesë e kolegjit “Mehmet Akif” për Express thotë se e gjithë kjo po bëhet qëllimshëm. Kjo ngase ai ka pikëpamje gyleniste. Zyrtarët e Komunës së Prizrenit nuk kanë pranuar të flasin për Express-in rreth kësaj çështjeje.
Në orët e para të pasdites së sotme, Inspektorati i Punës i Komunës së Prizrenit, bashkë me zyrtarë policorë e kanë rrethuar kopshtin “Yllka” në këtë komunë, i cili udhëhiqet nga Mehmet Yeman, pikëpamjet e të cilit janë gyleniste.

Nga komuna e Prizrenit janë urdhëruar stafi i këtij kopshti, që menjëherë të largohet nga objekti i çerdhes. Gazeta Express ka kontaktuar me drejtorin e shkollës. Ai ka thënë se e gjithë kjo po iu bëhet atyre pa asnjë bazë ligjore.

“Sot një komision i inspektorëve nga komuna është paraqitë në drejtorinë e kopshtit ‘Yllka’ me një urdhër nga kryetari i komunës, ku urdhërohet drejtoria ta bëjë lirimin e objektit të menjëhershëm. Kemi të bëjmë më një urdhër që nuk është vendim dhe nuk ka bazë ligjore. Duhet të jetë vendim i gjykatës”, shpjegon drejtori i kopshtit.
Ai thotë se nga inspektorati, i është dhënë vetëm një orë kohë që të largohen nga objekti, në të kundërtën ata do të largohen me forcë.

“Në momentin ka shumë nxënës dhe inspektorët po kërkojnë që të largohemi me forcë. Ka shumë mundësi që këtë komuna po e bënë për arsye që jemi ëlentistë. Ne kemi kërkuar takim me komunën, kryetarin, ata nuk na kanë pranuar. Këtu gjithçka po bëhet në mënyrë arbitrare”, thonë nga kopshti.

.

Kopshti ‘Yllka’

Kopshti është dhënë me koncesion vite më parë nga komuna e Prizrenit. Nga drejtoria e kopshtit bëjnë me dije se nuk do të largohen nga aty pa pasur një vendim gjykate.

“Ne jemi të vendosur që të mos largohemi nga objekti pas ndonjë vendim të gjykatës, ose ti drejtohemi organeve kompetente. Ne për momentin po mendojmë thjeshtë në mënyrë ligjore”, ka thënë tutje drejtori i kopshtit ‘Yllka’ në Prizren, Mehmet Yoman.
Në këtë kopsht të regjistruar janë 240 fëmijë.

Gazeta Express për këtë punë ka provuar që të marrë një përgjigje nga kryetari i komunës së Prizrenit, Mytahir Haskuka si dhe zyrtarët e tjerë të komunës rreth kësaj çështjeje, por asnjëri nga ta nuk kanë qenë të qasshëm. Nga komuna kanë thënë se kryetari gjendet në pushim dhe se vetëm pas ditës së mërkurë mund të jepen informata për këtë punë.

E rreth këtij aksioni, nga policia e Kosovës, shprehen se nuk ky rast nuk ka të bëjë me ndonjë veprim policor. Vesel Gashi nga policia e rajonit të Prizrenit i tha Expressit se kjo është çështje e inspektoratit të komunës.

“Nuk ka ndonjë aksion ë policisë. Është çështje e inspektoratit të punës. Ata janë duke e zbatuar një urdhër të komunës. Policia vetëm i asiston komunës, por kjo çështje nuk është kompetencë e policisë. Pra nuk ka të bëjë me ndonjë veprim policor”, ka thënë për Express, Vesel Gashi nga policia e rajonit të Prizrenit./GazetaExpress/

 

Më Shumë

Rikthehet Superliga, vëmendja tek Malisheva–Drita

Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve, këtë vikend rikthehet Superliga me xhiron e 27-të. Këtë javë na presin dy ndeshje shumë interesante....

Aksion i policisë në Prizren, arrestohen dy të dyshuar për drogë e armë

Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren ka njoftuar se në koordinim me Policinë e Kosovës, dje ka arrestuar personat e...

Lajmet e Fundit