7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Mytaher Haskuka nuk komenton përplasjen e Kosovës me Turqinë

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, nuk ka e komentuar depërtimin e 6 shtetasve tuq nga Kosova për në Turqi.

Haskuka, i cili ka studiuar në Turqi, i ka thënë Klan Kosovës se i interesojnë vetëm punët e Komunës.

6 turqit e arrestuar ishin në kërkim nga autoritetet turke si pjesë e rrjetit arsimor, Mehmet Akif, në pronësi të imamit në arrati Fetullah Gylen, i akuzuar nga Presidenti Rexhep Taip Erdoan, si organizatori i grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka kërcënuar hapur kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, për shkarkimin e dy personave të cilët ishin përgjegjës për operacionin që arrestoi ‘gylenistët’.

Erdogan në një tubim të madh të partisë së tij, i ka thënë Haradinajt se do të japësh llogari për këtë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,ndërkaq më në fund i është kundërpërgjigjur presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pas akuzave që i mori nga udhëheqësi turk, për reagimin e tij rreth dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova në Turqi.

Shefi i ekzekutivit të vendit i ka thënë Erdoganit se nuk do ta lejojë të përzihet në punët e brendshme të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se shqiptarët nuk e kanë në traditë të ndërhyjnë në punët e shtëpisë të dikujt tjetër.

“Unë asnjëherë s’kam ndërhyrë në punët e brendshme të Turqisë”, ka thënë ai.

“Për punët e shtëpisë s’ka me u pyet tjetërkush. I bëjmë ne, kur të duam ne. Le ta dinë të gjithë”, është shprehur Haradinaj.

Më Shumë

69 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

69 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. 27 nga këto aksidente janë me të lënduar, ndërkaq 42 me dëme...

Barnetta: Xhaka është lider i vërtetë

Bayer Leverkuseni luan sot prej orës 17:30 ndaj Ëerder Bremenit. Me fitore, skuadra e Granit Xhakës shpallet kampione e Bundesligës. Dhe merita të mëdha...

Lajmet e Fundit