2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Mytaher Haskuka: S’e nënshkruaj projektin e teleferikut në Kala

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se projekti i teleferikut do ta ndalohet pasi që, në bazë të projektit, “aty është dizajnuar që në Kala të ndërtohet një restorant diku 400 metra katrorë”.

Sipas tij, me gjasë e tërë puna e teleferikut po bëhet për shkak të këtij restoranti prej rreth 400 metrash katrorë.

“Unë nuk do ta nënshkruaj projektin e teleferikut për Kala në vlerë 3.5 milionë euro. Leje për teleferik është dhënë nga Urbanizmi pa dhënë leje Qendra për Trashëgimi Kulturore, pa marrë leje nga Këshilli për Trashëgimi Kulturore. OSHP-ja po kërkon nga unë të nënshkruaj kontratën, unë ju thash nuk nënshkruaj kontratë e cila ka problem me lejen”, deklaroi i pari i Prizrenit në “Puls” të KTV-së.

Duke folur për zonën e mbrojtur, Haskuka tha se “nga 300 shtëpi sa ishin, rreth 200 janë rrëzuar dhe kanë mbetur 100 në Zonë Mbrojtëse dhe jemi duke punuar ngushtë me prokurorin që të mbrohen shtëpitë e mbetura”.

Më Shumë

Policia shqiptoi mbi një mijë e 900 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1936 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Sindikata e Arsimit paralajmëron protestë më 1 maj

Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar se nëse qeveria nuk shqyrton kërkesat dhe shqetësimet e paraqitura nga kjo sindikatë, do ndërmerren veprime sindikale. Drejtues të kësaj...

Lajmet e Fundit