17.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Nait Hasani: Po themelohet gjykata raciste ndaj Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka reaguar ashpër ndaj ndërkombëtarëve lidhur me insistimin e tyre për t’u themeluar Gjykata Speciale, me ç’rast edhe pritet që nesër (e hënë) të bëhet votimi në Parlamentin e Kosovës për ndryshimet kushtetuese që do t’i hapin rrugë themelimit të saj.

Hasani në një prononcim për “Zeri.info” ka thënë ndër të tjera se nuk do të votojë për Specialen, të cilën e cilëson raciste ndaj Republikës sonë.

“Jo, nuk do të votoj për Gjykatën Speciale. Nuk do ta votoj racizmin që po na ofrojnë miqtë ndërkombëtarë. Nuk do të votoj një gjykatë selektive që do të dënojë vetëm Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës kinse ka bërë të ashtuquajtura krime dhe do të amnistojë gjenocidin dhe masakrat e tmerrshme serbe në Kosovë. Jam për çdo gjykatë që e dënon krimin, çfarëdo qoftë ai, sepse vrasësit nuk kanë ngjyrë, nuk kanë racë, nuk kanë gjini, nuk kanë gjuhë. Por krimet janë krime universale. Prandaj, nuk do ta votoj këtë gjykatë selektive, raciste në Kosovë”, është shprehur ai.

Sipas deputetit të PDK-së, koha e racizmin ka qenë në Kili, ku të bardhët kanë pasur të drejtë të vrasin dhe të mos dënohen kurrë. Një gjë e tillë, Hasani thotë se po kërkojnë të krijohet edhe në Kosovë. “Serbët të jenë të amnistuar nga krimet dhe gjenocidi që kanë bërë në Kosovë dhe kjo Gjykatë t’u shërbejë vetëm e vetëm interesave të Serbisë”, ka potencuar ai

Ndryshe, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, para disa ditëve është shprehur i sigurt se deputetët do të reflektojnë dhe do të mbështesin themelimin e Gjykatës Speciale.

Në përjashtim të deputetëve Fadil Demaku, Ganimete Musliu e Nait Hasani, ka thënë ai, deputetët tjerë si Rafet Rama, Fadil Beka, Salihe Mustafa, Raif Çela, Xhevahire Izmaku, Nezir Çocaj, Blerta Deliu-Kodra, Bekim Haxhiu, Flora Brovina pritet të reflektojnë në këtë aspekt.

Partnerëve të koalicionit, PDK-LDK, bashkë me minoritarët, përfshirë këtu edhe Listën Serbe, u duhet të sigurojnë 2/3 e votave apo 81 sosh për miratimin e këtyre amendamenteve që i hapin rrugë krijimit të Speciales.

Vlen të theksohet se në seancën e 26 qershorit, 75 deputetë votuan për, 7 kundër dhe 2 abstenuan, që në total i bie të votojnë 84 deputetë, nga 88 sa i ka gjithsej koalicioni PDK- LDK dhe minoritetet. /Zëri/

Më Shumë

Kirurgu i Spitalit të Prizrenit, Zgjim Berisha aderon në Vetëvendosje

Kirurgu i Spitalit Regjional të Prizrenit, Dr. Zgjim Berisha ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje në Prizren. “Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren çdo ditë e...

Mot sot i ngrohtë në ditën e Fitër Bajramit

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 12-26 km/h. Temperaturat minimale...

Lajmet e Fundit