11.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Në Kleçkë, ekspozohet vetura e Komandant Kumanovës

Sot, në kompleksin e varrezave të dëshmorëve të Brigadës 121 të UÇK-së, “Ismet Jashari-Kumanova”, në Kleçkë, është ekspozuar vetura e Komandant Kumanovës.

Ky ekspozim i veturës, është përcjellë me homazhe në varrezat e dëshmorëve të kombit, si dhe me përurimin e librit “Në çdo lis një sy shqiponje”, kushtuar togut të artilerisë së Brigadës 121.

Këto aktivitete janë mbajtur në kuadër të shënimit të Ditës së Brigadës 121, e cila mbante emrin e Komandant Kumanovës, i cili bashkë me luftëtarë të tjerë, ranë heroikisht më 25 gusht të vitit 1998, në vargmalet e Berishës.

 Fillimisht, janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve, në kompleksin memorial, kushtuar dëshmorëve të Brigadës 121, ku morën pjesë, deputeti dhe kryetari i “NISMA për Kosovës”, Fatmir Limaj, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, deputet tjerë të Kuvendit të Kosovës, zyrtarë komunal të Malishevës, familjarë të dëshmorëve, veteran të luftës, dhe qytetarë të shumtë.

Më pas, në këtë kompleks memorial, është ekspozuar vetura e Komandant Kumanovës,  të cilën e kishte përdorur komandanti gjatë luftës, dhe e cila është një “artefakt” i luftës dhe dëshmi e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përurimin e vendit ku është ekspozuar vetura e Komandant Kumanovës, e bënë Fatmir Limaj, ish-anëtar i SHP të UÇK-së, Nderim Jashari, nipi i komandant Kumanovës, Metush Kryeziu, kryetari i ShVL të UÇK-së në Malishevë dhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku.

Në këtë ditë të shënuar për Brigadën 121, u bë edhe promovimi i librit monografi “Në çdo lis një sy shqiponje” me autor Arsim Krasniqi, Nasuf Gashi dhe Hasan Maksuti, kushtuar togut të artilerisë së Brigadës 121 “Kumanova”.

“Ky libër është një përjetësim i luftës çlirimtare”, tha Ibrahim Gashi, historian dhe recensues i librit.

Gashi, e quajti përgjegjësi të madhe, përjetësimin e një lufte, ose të një pjese të luftës, por autorët, sipas tij, e kanë dokumentuar mirë këtë libër dhe këtë përgjegjësi, pasi është libër i kompletuar në aspektin metodologjik dhe me fakte.

Për aspektin luftarak të artilerisë foli major Petrit Rrahmani, ndërsa për rolin që ka pasur gjatë luftës foli Haxhi Shala-komandant i Brigadës 121 “Ismet Jashari-Kumanova”. /Telegrafi/

Më Shumë

Tri përballje interesante në Albi Mall Superliga – vëmendja në Suharekë

Sot do të zhvillohen tri ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës. Vëmendja do të jetë në Suharekë, pasi Ballkani është nikoqir i Dritës për...

Policia në Prizren realizon 47 urdhëresa gjyqësore për vepra penale

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren shpalli rezultatin e realizimit tw urdhërave gjyqësore për periudhën kohore 15 prill - 19 prill 2024. "Gjatë kësaj periudhe,...

Lajmet e Fundit