2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Në Prizren gjykohet gjykatësi që nuk deklaroi ‘Mercedesin’

Gjykata themelore ne prizrenGjykatësi i Gjykatës Themelore të Gjilanit Berat Spahiu, është paraqitur në Gjykatën e Prizrenit në cilësinë e të akuzuarit.

Ai po akuzohet për vepër penale të mosraportimit ose raportimit të rremë të të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, vepër kjo e dënueshme sipas Kodit Penal të Kosovës me gjobë dhe burgim deri në 5 vjet.

Prokuroria e Shtetit ngarkon gjykatësin Spahiu se më 25 mars 2013, në kohë të papërcaktuar, në Agjencinë Kundër Korrupsion, në cilësinë e gjyqtarit, në formularin për deklarimin e ndryshimeve të gjendjes së pasurisë, ka falsifikuar, ose nuk ka paraqitur, të dhënat e kërkuara në deklaratë.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Spahiu, fare nuk kishte paraqitur në AKK veturën e blerë të markës “Mercedes Benz” të modelit “Vaneo” i vitit të prodhimit 2004, që është vlerësuar me vlerën prej 6 mijë eurove.

Prokurorja e rastit tha se gjykatësi nuk e ka deklaruar pasurinë gjatë vitit 2012.

“I pandehuri nuk ka paraqitur të dhënat e kërkuara në deklaratë, nga data 01.01.2012 gjer më datë 31.12.2012, ashtu që fare nuk e ka paraqitur në formularin për deklarimin e ndryshimeve të gjendjes së pasurisë, veturën e blerë të markës “Mercedes Benz”, tha Hoxha.

Pas leximit të aktakuzës, gjykatësi i pandehur, u deklarua se nuk e pranon fajësinë për veprën penale me të cilën e ngarkon prokuroria e shtetit.

Avokati i tij Safet Krasniqi e kundërshtoi në tërësi akuzën, me arsyetimin se është e ngritur në prova të papranueshme, madje ai propozoi edhe hedhjen poshtë të saj.

“Propozoj që të hedhet aktakuza dhe ndaj të njëjtit të pushohet procedura e provave”, tha Krasniqi.

I pandehuri Berat Spahiu e mbështeti në tërësi deklaratën e mbrojtësit të tij.

Spahiu deklaroi se në aktakuzë është konstatuar gabimisht që ai është blerës i parë i “Mercedesit”.

“Blerës i automjetit të them kështu i dorës së parë nuk jam unë ashtu siç theksohet në aktakuzë, por është djali i vëllait-Afrim Spahiu, nga i cili edhe është blerë automjeti nga ana ime”, tha Spahiu.

Edhe pse dy përfaqësues të Agjencisë Kundër Korrupsion ishin të pranishëm në gjykatë, gjyqtari vendosi që si dëshmitar nga kjo agjenci të dëgjohet Ekrem Demolli, personi që dha dëshmi në prokurori për këtë rast.

Në mungesë të dëshmitarit Demolli dhe ekspertit që ka bërë vlerësimin e automjetit, për të cilin gjykata pati fakte se ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore, seanca gjyqësore ndaj gjykatësit të Gjilanit u ndërpre.

Seanca e radhës ku do të zhvillohet më 29 dhjetor 2014./kallxo.com/

Më Shumë

Kalon në Komisionin për Arsim Projektligji për Provimin e Maturës, Nagavci: Evidentohet mundësia për të kopjuar

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se nxënësit të së njëjtës klasë do të shpërndahen në Provimin e Maturës,...

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

Është arrestuar një person në Prizren. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij dhe gjithashtu ka dëmtuar dhe demoluar...

Lajmet e Fundit