16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Në Prizren protestohet duke mbajtur zi për qentë e vrarë

Në Prizren dhe Tiranë, sot, do të mbahet një protestë për të mbajtur zi për qentë e vrarë gjatë viteve të fundit.

Organizuar nga

Qëllimi i kësaj proteste të organizuar nga Fondacioni për të drejtat e kafshëve, është që t’ua rikujtojnë të gjithëve dhe sidomos kryetarëve të qyteteve si Prizreni dhe Tirana, që nuk ka asnjë justifikim logjik, etik dhe as profesional që t’i shmangen një trajtimi të dinjitetshëm dhe human të qenve tonë si pjesë e secilës shoqëri.

Aktiviteti mbahet para DokuKino në Prizren nga ora 16:00 deri në orën 18:00.

Preferohet që ata që marrin pjesë të vishen me të zezë, ngaqë do të mbajnë zi për fatin e shumë qenve të vrarë padrejtësisht.

Më Shumë

Lajmet e Fundit